Site icon Telegrafi

Margot Robbie në skenën ikonike nga filmi “Wolf Of Wall Street”: Kisha frikë se do ta lëndoja DiCaprion

Foto: Getty Images

Në një nga momentet më të shquara të filmit “Wolf Of Wall Street”, me regji të legjendarit Martin Scorsese, aktorja Margot Robbie kishte frikë se mos e lëndonte bashkë-yllin e saj Leonardo DiCaprio.

Kjo dramë filmike, e frymëzuar nga ngjarjet e jetës reale të Jordan Belfort, të luajtur nga Leonardo DiCaprio, eksploron botën e mashtrimit dhe korrupsionit në ‘Wall Street’ gjatë viteve 1990, ndërsa Robbie luan gruan e tij imagjinare, Naomi Lapaglia.

Në një intervistë për Vogue, Robbie pranoi shqetësimin e saj se mund të lëndonte pa dashje DiCaprion.

Foto: YouTube

“Mbaj mend që isha vërtet e shqetësuar se do t’i fusja një takë në fytyrë Leos”, tha ajo, duke reflektuar mbi sfidat e xhirimeve.

“Wolf Of Wall Street” mbetet një nga arritjet më të rëndësishme në industrinë e filmit. Filmi mori vlerësime pozitive nga kritikët jo vetëm për temën dhe skenat e diskutueshme, por edhe për aktorët e talentuar që sollën në jetë personazhet e tyre.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Margot Robbie

Kimia mes Margot Robbie dhe Leonardo DiCaprio krijoi momente të paharrueshme që do të mbahen mend gjatë. /Telegrafi/

Exit mobile version