Mbrëmë (13 tetor) Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka diskutuar rreth ligjit për shërbime postare, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas qeverisë, Posta e Maqedonisë së Veriut është duke punuar me humbje. Për këtë arsye në diskutim është privatizimi i plotë i postës së shtetit, ose partneriteti publiko-privat.
“Studimi i fizibilitetit duhet të bëhet në këtë rast dhe të vlerësohet mundësia për marrjen në partneritet publiko-privat ose privatizim i plotë për liberalizimin e shërbimeve postare sipas rregullativës së BE-së” thuhet në deklaratën e Qeverisë së Maqedonisë.
Sipas udhëheqësisë së Postës së Maqedonisë në pjesën e parë të vitit ky institucion punon me 850 mijë euro humbje. Edhe pse punon me humbje rrogat e të punësuarve paguhen në rregull. /Telegrafi/