LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni: Procedurë disiplinore ndaj dy policëve për publikimin e fotografive gjatë orës policore

Maqedoni: Procedurë disiplinore ndaj dy policëve për publikimin e fotografive gjatë orës policore

Dy personat të cilët u fotografuan në uniforma policore janë zyrtarë policorë, ndërsa personi i tretë është nga Prilepi dhe ndaj tij është dorëzuar akuzë për kundërvajtje, për shkak se rrejshëm është paraqitur si polic në rrjetet sociale.

Pas publikimit të fotografive të tyre dhe reagimit në opinion, ka reaguar edhe MPB – të cilët e dënuan sjelljen e tyre, duke e vlerësuar si jopërgjegjëse, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Gjatë kontrolleve u konstatua se dy personat që janë fotografuar së bashku në makinë janë zyrtarë policorë dhe janë fotografuar në makinën e autorizuar të policisë, dhe ata u thirrën menjëherë në një kontroll të brendshëm në Ministrinë e Brendshme, me ç’rast ndaj tyre filloi një procedurë urgjente disiplinore, ndërsa për epilogin do ta informojmë opinionin në kohë”, thonë nga MPB.


Ata shtojnë se ndaj 27-vjeçarit nga Prilepi do të dorëzojnë akuzë për kundërvajtje, për shkak të paraqitjes së rrejshme si polic në rrjetet sociale.

MPB apelon tek policët të jenë të kujdesshëm me përmbajtjet që i publikojnë në rrjetet sociale.

Ndryshe, personat ndaj të cilëve tashmë ka reaguar MPB, mbrëmë gjatë orës policore publikuan disa fotografi me përmbajtje frikësuese për qytetarët./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Shëndetësi
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
Kalo në kategori