Maqedoni: Ndryshimet kushtetuese presin marrëveshje, vendimi do të mësohet nga mesi i javës

Gjatë kësaj jave duhet të dihen hapat e ardhshëm lidhur me procesin e përgjithshëm të zbatimit të Marrëveshjes së Prespës dhe perspektivat e mëtutjeshme për integrim të vendit në BE dhe NATO. OBRM-PDUKM-ja opozitare edhe më tej me qëndrimin se nuk do të mbështesë ndryshime kushtetuese, ndërsa pushteti se do të bëjë gjithçka që është në fuqinë e tij që të sigurojë dy të tretën e shumicës, në të kundërtën do të shkohet në zgjedhje të parakohshme, njofton AIM.
Përfundimi nga përpjekjet që të jepet mbështetje të ndryshimeve kushtetuese, me siguri do të dihet të mërkurën, kur kryeministri Zoran Zaev, siç tha javën e kaluar, do të kumtojë nëse ka shumicë ose subjektet politike, do të duhet t’i masin forcat në zgjedhje të parakohshme.
“Besoj se do të kemi ndonjë rezultat deri në fund të javës ose në fillim të javës së ardhshme. Diku rreth 10 tetorit është njëfarë targeti kur duhet t’i komunikojmë opinionit se është siguruar shumica e nevojshme dy e treta”, theksoi Zaev javën e kaluar.
Lideri i partisë opozitare Hristijan Mickovski dje doli me kërkesa të reja për pushtetin – zgjedhje të parakohshme me formim të Qeverisë së Përzhinës dhe të prokurorit publik me propozim të opozitës dhe hedhje poshtë të Marrëveshjes dhe zgjedhje, pas së cilës do të zgjidhet prokurori publik me konsensus të të gjitha partive.
I pyetur për koment rreth vërtetimit të aktvendimit të Apelit të ish-kryeministrit Gruevski dhe gjoja tregtimit me votat e deputetëve për lirinë e tij, Mickovski tha se vetë fakti që dikush mendon se qeveria e Zaevit bën tregti me drejtësinë, flet për atë se në çfarë ambienti dhe shoqërie jetojmë.
Ndërsa Gruevski hedh poshtë çdo përpjekje për amnisti të tij. Ai nga profili i tij në Fejsbuk dërgoi paralajmërim deri te partia e tij se nuk guxon të shantazhohet, sepse siç shkruan, nëse OBRM-PDUKM është e shantazhuar, është e shantazhuar edhe Maqedonia.
Aktualisht shumica e Kuvendit ka 72 deputetë, ndërsa për mbështetje të ndryshimeve kushtetuese nevojiten edhe tetë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

Taksisti sulmohet nga pasagjeri në veri të Mitrovicës

“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” - Erion Veliaj reagon nga burgu

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

KQZ: Procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen edhe mbi 14 mijë pako me fletëvotime nga diaspora

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë