LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, mungesë e kuadrit mjekësor në Qendrën për shëndet publik

Maqedoni, mungesë e kuadrit mjekësor në Qendrën për shëndet publik

Qendra për shëndet publik në Shkup përballet me mungesë të theksuar të stafit mjekësor. Në këtë qendër e cila mbulon të gjitha komunat e Shkupit ka vetëm një mikrobiolog dhe gjashtë epidemiologë. Mjekët e punësuar në këtë Qendër thonë se e kanë shumë të vështirë të mbulojnë të gjitha nevojat e pacientëve e në veçanti kur ka paraqitje të ndonjë gjendje të jashtëzakonshme apo ndonjë epidemie.

“Numri i epidemiologëve në Qendrën për shëndet publik për momentin është gjashtë dhe njëri është para provimit specialisitik, pra shtatë. Ky numër nuk është aspak i mjaftueshëm për shkak se brenda tre katër vjetësh tre kolegë do të pensionohen dhe ne mbulojmë gjithë qytetin e Shkupit. Për të bërë gjithë këtë monitorim të Qytetit të Shkupit për të bërë vaksinimin e fëmijëve shkollor, parashkollor, të gjithë qytetarët të cilët udhëtojnë, pastaj për të përcjellur infeksionet intrahospitale nëpër të gjithë spitalet e Shkupit, për të përcjellë të gjitha çerdhet dhe shkollat. Është shumë e vështirë që këta epidemiologë të arrijnë mbulesën e të gjithë Shkupit”, deklaroi Lulzime Bajrami, Epidemiologe në Qendrën për shëndet publik – Shkup.

Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se janë të njoftuar me këtë gjendje dhe se po planifikojnë të ndërmarrin masa për përmirësimin e situatës.


“Ministria e Shëndetësisë është e njoftuar me gjendjen e mungesës së epidemiologëve si dhe personelit mjekësor dhe mbrojtjeve tjera preventive shëndetësore. Tanimë është bërë analizë e detajuar e kuadrit ekzistues momental dhe nevojat reale për plotësimin e kuadrit mjekësor. Në përputhje me prioritetet, Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me institucionet e tjera kompetente do të ndërmarrë aktivitete adekuate për tejkalimin e kësaj mungese, duke marrë parasysh se mbrojtja preventive shëndetësore është në fokus të Ministrisë së Shëndetësisë”,  thuhet në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë.

Vite me radhë drejtuesit e Qendër për Shëndet Publik kanë bërë kërkesë deri në dikasterin e Shëndetësisë që të hapet konkurs për pranimin e mjekëve të rinj, por deri më tash nuk ka pasur vullnet për plotësimin e këtyre nevojave. Të punësuarit punojnë orë plotësuese jashtë orarit kurse një epidemiolog duhet të mbulojë një komunë të tërë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Haradinaj: Kurti po tenton manipulimin e rezultatit

Haradinaj: Kurti po tenton manipulimin e rezultatit

Politikë
LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

Politikë
Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik

Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik

Politikë
Kalo në kategori