LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni: 73% e të vdekurve nga COVID-19 kanë pasur së paku dy sëmundje kronike

Maqedoni: 73% e të vdekurve nga COVID-19 kanë pasur së paku dy sëmundje kronike

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, sot në konferencë për shtyp tha se sipas analizave që i kanë bërë, 73 përqind e pacientëve që kanë vdekur nga COVID-19 kanë pasur së paku dy sëmundje kronike.

Ai tha se kjo kërkon “skrining” të hollësishëm të gjendjes së përgjithshme shëndetësore të popullsisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai tha se “skriningu” do të përfshijë gjendjen shëndetësore të mëparshme të pacientëve, llojet e sëmundjeve kronike, mënyra e mjekimit, rregullshmëria në marrjen e terapisë dhe qasja drejt saj, se sa shpesh shkojnë në kontrolle mjekësore.


“Kjo është një analizë shumë e rëndësishme që duhet ta bëjnë më shumë vende. Biseduam me disa institucione ndërkombëtare në mes të cilave edhe me UNICEF-in në pjesën e mjekimit shëndetësor afër shtëpive shëndetësore”, shtoi Filipçe duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Ai gjithashtu tha se shumica e të rinjve e kalojnë COVID-19 pa simptoma, por ata njihen si transmetues të virusit.

“Për momentin gjendja në shkolla është stabile, por për shkak të kujdesit dhe posedimit të informacioneve të sakta, në përgatitje është metodologjia për zbatimin e testimit skrining për nxënësit të shkollave fillore dhe të mesme. Testimi i nxënësve do të bëhet me teste të shpejta antigjene”, tha Filipçe./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Lajme
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
Dyshime për manipulime në votimin e diasporës: Vetëvendosje kërkon hetim të plotë

Dyshime për manipulime në votimin e diasporës: Vetëvendosje kërkon hetim të plotë

Lajme
Krahasimi i votimit jashtë vendit: Vetëvendosje në rënie, LDK me rritjen më të madhe

Krahasimi i votimit jashtë vendit: Vetëvendosje në rënie, LDK me rritjen më të madhe

Lajme
SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

Lajme
Kalo në kategori