Manchester City është duke fituar me rezultat të pastër 2-0 ndaj gjigantit brazilian Fluminense, në finalen e Kupës së Botës për Klube, që po zhvillohet në Arabinë Saudite.

Të besuarit e Guardiolës u kualifikuan në fianle pas fitores ndaj ekipit japonez Urawa Red Diamonds, ndërsa ata të Fluminenses kishin mposhtur ekipin egjiptian Al Ahly.


City e gjeti golin e avantazhit që në minutën e parë, ku fillimisht Nathan Ake godet shtyllën nga një distancë e konsiderueshme dhe topin e kthyer e shfrytëzoi Julian Alvarez, i cili me lehtësi shënoi për 1-0.

https://twitter.com/pubitysport/status/1738258811088220413

Pas golit të shënuar, City mori kontrollin e ndeshjes duke arritur ta menaxhojë mirë epërsinë e krijuar.

“Qytetarët” dyfishuan epërsinë në minutën e 27-të, pasi qendërmbrojtësi brazilian Nino, shënoi në rrjetën e portës së tij për shifrat 2-0.

https://twitter.com/GoalsZack/status/1738265259830382865

Në rast se City shpallet kampion në fund të kësaj ndeshje, atëherë ky do të ishte trofeu i tyre i pestë në vitin 2023./Telegrafi/

telegrafi sport app