Ky sezon do të mbetet përgjithmonë në histori si më i keqi për Manchester United.

Ata po qëndrojnë në fund të tabelës dhe tani do të duhet të paguajnë një gjobë të majme për shkak të një rregulli pak të njohur të Ligës Premier.


Man United humbi 1-0 ndaj Chelseat në Stamford Bridge të premten. Gjyqtari i ndeshjes, Chris Kavanagh, u dha mysafirëve plot 6 kartonë të verdhë.

Ruben Amorim nuk ka mbikëqyrur disiplinën e lojtarëve të mëposhtëm: Bruno Fernandes, Casemiro, Noussair Mazraoui, Amad Diallo, Manuel Ugarte dhe Ayden Heaven.

Në Ligën Premier, ekziston një rregull i veçantë, nëse lojtarët e një skuadre marrin 6 ose më shumë kartonë të verdhë, ata detyrohen të paguajnë një gjobë.

Shoqata e Futbollit tashmë ka marrë një çek prej 30,000 euro. Më herët këtë sezon, Chelsea dhe Bournemouth u gjobitën pasi morën tetë dhe gjashtë kartonë të verdhë përkatësisht.

"Sot ishim pak të pafat. Ndonjëherë duam të bëjmë presion dhe të shënojmë gol, por humbëm pak përqendrimin".

"Nuk është kurrë mirë të humbasësh. Ne ishim konkurrues, kjo ishte e qartë", përfundoi Amorim pas ndeshjes. /Telegrafi/

telegrafi sport app