Man City 5-1 Leicester City: Notat e lojtarëve, maksimale për Agueron (Foto)

Manchester City ka fituar ndaj Leicester Cityt me rezultat të thellë 5-1, ku protagonisti kryesor ishte Sergio Aguero me katër gola të shënuara.
Skuadra e Pep Guardiolas ka vazhduar me dominimin e tyre në Ligën Premier edhe pas javës së 27-të, duke vazhduar me fitore dhe ngritur epërsinë ndaj ndjekësve.
Golat në këtë takim u shënuan nga Raheem Sterling (2'), Sergio Aguero (38', 53', 77', 90') për Qytetarët, ndërsa golin e nderit për Leicesterin e shënoi Jamie Vardy (24').
Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht sulmuesi argjentinas, Aguero, i cili pas katër golave të shënuara u vlerësua me notë maksimale 10.

Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi normalisht për portierin e mysafirëve, Casper Schmichel, i cili u notua me 4.9. /Telegrafi/ Man City:

Leicester City:






















































