Site icon Telegrafi

Makina ikonike e Schumacherit, Ferrari F1 del në ankand

Makina legjendare F1 e Michael Schumacher nga sezoni i tij 2000 do të dalë në ankand.

Ferrari me të cilin Schumacheri fitoi kampionatin e tij të tretë botëror dhe të parin me Ferrarin, mund të jetë i juaji, transmeton Telegrafi.

Siç raportohet, Ferrari F2000 i vitit 2000 me shasi 198 do të dalë në shitje nga data 3 deri më 12 prill.

Makina me motor V-12 u drejtua me fitore nga Schumacher në Çmimin e Madh të Brazilit në vitin 2000.

Automjeti i garës mund të arrijë shpejtësi deri në 321 kilometra në orë ose më shumë – duke e bërë atë një shtesë të shkëlqyer për jetën e çdo kërkuesi emocionesh.

Kur Ferrari bëri debutimin e tij në vitin 2000, ai mburrej me aerodinamikë të mahnitshme dhe një motor të ridizajnuar V-10 – i cili ul qendrën e gravitetit të makinës. /Telegrafi/

Exit mobile version