Site icon Telegrafi

Makarona me salcë bolonjeze, një shije e parezistueshme

Përbërësit:

▪ 1 lugë gjelle (15 ml) vaj ulliri
▪ 300 g mish i grirë
▪ 1 qepë e madhe e grirë
▪ 2 gjethe selino
▪ 2 karota të grira
▪ 400 g domate të grira
▪ 420 g fasule të kuqe
▪ 1 lugë çaji me erëza të thata të përziera
▪ pak kripë dhe piper i zi
▪ 175 g makarona ose shpageti
.
Përgatitja:

1. Ngrohni vajin e ullirit në një tigan të madh; skuqni në të mishin e grirë, derisa të marrë ngjyrë kafe. Shtoni qepën; lëreni edhe 3-4 minuta të tjera.

2. Shtoni selinon dhe karotat; lërini edhe për pesë minuta, derisa të krijohet një masë e butë.

3. Shtoni domatet e grira, fasulet e kuqe dhe erëzat. Lërini edhe pesë minuta pas valimit. Shtoni kripë dhe piper sipas dëshirës. Kjo përzierje quhet salcë bolonjeze.

4. Ndërkohë, përgatitini makaronat sipas udhëzimeve të shkruara në paketë. Pasi t’i kulloni, shtojuni salcën bolonjeze. /Telegrafi/

Exit mobile version