I lumtur me sukseset që ka arritur këtë vit, Butrint Imeri: Çka mundet me na sjell ky fundvit?

Këngëtari shqiptar, Butrint Imeri, gjatë këtij viti ka qenë mjaft aktiv me projekte e mbrëmje muzikore.
Ai gjatë këtij viti solli katër këngë të suksesshme, të cilat njëherësh grumbulluan miliona klikime në kanalin YouTube.
“Kuku”, “Dale” në bashkëpunim me Ledri Vulën e Kidën, “Dujem” dhe “Phantom” - janë vetëm katër projektet e fundit të Imerit.

I lumtur me suksesin e arritur, ai në një postim të fundit theksoi: “Katër projektet e fundit. Çka mundet me na sjell ky fundvit?”.

Në vazhdimin e postimeve që ka hedhur në InstaStory, Butrinti këtë e ka cilësuar si viti i tij duke thënë: “2021 po dihet”.

Duket se 25-vjeçari nuk do e mbyllë vitin pa edhe një këngë tjetër, të cilën do ta publikojë së shpejti.
Sidoqotë, mbetet për t’u parë në vazhdim për atë që ka përgatitur për fansat e publikun. /Telegrafi/











































