LAJMI I FUNDIT:

Luiz: Titullin e Ligës Premier e kam obsesion

Luiz: Titullin e Ligës Premier e kam obsesion

David Luiz ka thënë se do të jetë një “ëndërr e bërë realitet” fitimi i titullit të Ligës Premier me Chelsean, duke pranuar se është edhe një “obsesion”.

Chelsea ka qenë në krye të ligës për pjesën më të madhe të sezonit dhe aktualisht qëndron katër pikë larg Tottenhamit në vend të dytë, me katër ndeshje të mbetura për tu zhvilluar deri në fund.

Si do të dukej Chelsea i Contes nëse do t’i blinte pesë lojtarët që po i kërkon (Foto)
Lexo po ashtu Si do të dukej Chelsea i Contes nëse do t’i blinte pesë lojtarët që po i kërkon (Foto)

Mbrojtësi brazilian, Luiz tashmë ka fituar Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës dhe Kupën FA me Blutë, por la skuadrën londineze dhe u bashkua me Paris Saint-Germain para fitores së tyre të titullit më 2014-15.


Megjithëse 30-vjeçari fitoi tre sezone rresht titullin në Ligue 1 përpara se të kthehej në Stamford Bridge në një lëvizje prej 34 milionë funtesh, ai thotë se mungesa e medaljes së fituesve të Ligës Premier e bën atë të palumtur.

“Unë tashmë kam fituar disa tituj me Chelsean, luajta rolin tim në një periudhë të bukur në historinë e klubit dhe bëra kaq shumë miq”, ka thënë fillimisht Luiz për FourFourTwo.

Agjenti: Interi? Pyetni Conten
Lexo po ashtu Agjenti: Interi? Pyetni Conten

“Mendova se ishte koha për të ecur përpara, kështu që nuk kam pasur keqardhje, por gjërat ndryshojnë shpejt në futboll”, transmeton Telegrafi.

“Fitimi i Ligës Premier ka qenë gjithmonë një obsesion i imi. Ne kemi punuar shumë që kjo ëndërr të bëhet realitet”, përfundoi mbrojtësi brazilian. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Premier League
Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

La Liga
Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Ndërkombëtare
INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

Premier League

"Remuntada" apo pasqyrë e ndeshjes së parë? Haaland në bankinë, Reali me një ndryshim - formacionet zyrtare

Liga e Kampionëve
Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori