Roland Tashi
Luftimet në Ukrainë vazhdojnë, shoqëruar me pasojat që sjell konflikti i armatosur, vdekjen e popullsisë civile, shkatërrimin e pronës së tyre, shkatërrimin e ekonomisë dhe pasurive të vendit. E gjithë kjo nxitet nga ideatori Putin, përballohet me shumë vështirësi nga Zelenski dhe mbikëqyret me shumë vëmendje nga Biden.
Xi Jinping, sipas traditës më të mirë kineze, pret me qetësi në brigjet e lumit, i bindur se ngjarjet do t’i lejojnë, krijojnë favore dhe parësi ekonomike në Rusi, Evropë, ndoshta edhe kontinente të tjera.
Fakti që tonet e deklaratave zyrtare pasojnë një përshkallëzim kërcënues është shenjë e qartë e pasigurisë së lidershipit përkatës dhe nuk duhet interpretuar vetëm si manifestim i forcës.
Kjo është shumë shqetësuese, sepse të tre liderët kryesorë “ndërluftues” janë të vetëdijshëm se rezultati i konfliktit varet jo vetëm nga interesat e tyre kombëtare, por edhe nga e ardhmja e tyre personale, si dhe e rrethit më të ngushtë të besnikëve.
Për Bidenin bëhet fjalë për të ardhmen politike, jo aq të tijën për arsye të dukshme moshe, se sa të demokratëve amerikanë.
Për Putinin është në rrezik edhe jeta e tij, pasi në rast disfate, kundërshtarët vështirë se do ta linin të gjallë dhe në çdo rast, sigurisht jo të lirë.
Për Zelenskin mund të ketë pasoja politike në rast humbjeje, sepse opozita e brendshme, e heshtur deri më tani, nuk mund të hezitojë t’ia falë atij dështimin.
Në terren, reporterët që ndjekin luftimet e përditshme, njoftojnë se situatat për forcat ruse shkojnë keq, megjithatë duhet të kuptohet se nuk është e rëndësishme vetëm se sa mijëra kilometra katrorë fitohen apo humben nga njëra apo tjera palë në luftim, por sa gjatë do të vazhdojë lufta, faktorët që ndikojnë në zgjatjen e saj, etj.
Avancimet me qindra kilometra gjatë ofensivave sulmuese, si dhe tërheqjet e trupave, mjeteve dhe teknikës luftarake në pak ditë janë relativisht normale, pasi terreni tepër fushor i Ukrainës e lejon këtë lëvizshmëri të mjeteve të blinduara dhe mekanizuara. E vetmja pengesë rurale duket se janë lumenjtë përgjatë të cilëve rusët mund të organizojnë manovra, operacione mbrojtëse për të ndalur sulmin ukrainas.
Problem i dukshëm mbetet përbërja e formacioneve ushtarake ruse të cilat janë të formuara nga etni të ndryshme, ku, përveç trupave me kombësi ruse, janë rekrutuar, mobilizuar edhe milicë çeçenë, si dhe grupe nga Rusia aziatike.
Kjo situatë u krijua edhe gjatë ndërhyrjes dhjetëvjeçare të BRSS-së në Afganistan (1979-1989) ku kishte dallime të dukshme në trajtimin midis njësive etnike ruse dhe njësive të tjera etnike, duke stimuluar problematika të ndryshme midis tyre, me ndikim në operacionet e ushtarake, si dhe moralin e luftëtarëve të përfshirë.
Vendimi për të mobilizuar dhe për të përdorur në operacione ushtarake trupa të milicisë së parregullt nga etni të tjera, mund të jetë politik, por në nivelin ushtarak krijon shumë probleme me organizimin, koordinimin, unifikimin, motivimin dhe përdorimin e tyre në terren, në planin operacional.
Trupa e milicëve nuk e njeh dhe zbaton mirë zinxhirin e rregullt komandues të një strukture ushtarake, por mjaftohet vetëm me karizmën e drejtuesit të saj, si pasojë, në raste kritike humbje apo dështime në operacione luftarake, krijohen kontradikta ndërmjet trupave të rregullta ushtarake dhe milicëve, duke fajësuar njërën apo tjetrën palë.
Ky fakt bëhet i dukshëm edhe në akuzat e ndërsjellta ndërmjet Jevgeni Proigozhin dhe Ramzan Kadirov, lider politik dhe ushtarak i çeçenëve, duke i adresuar ato edhe ndaj ministrit të Mbrojtjes së Federatës Ruse.
Proigozhini, mik i Putinit, prej shtatorit të vitit 2022, deklarohet publikisht, për herë të parë, i përfshirë në kompaninë ushtarake private (mercenare) njohur si grupi “Wagner”.
Në këtë situatë, në Moskë, duket se mbërriti koha e “akuzave”, ndërkohë Putin duhet të ruajë besueshmërinë, duke eliminuar kundërshtarët nëpërmjet teorisë së njohur të “kokës së turkut”.
Një element tjetër shumë i rëndësishëm, me ndikim në opinionin publik perëndimor, lidhet me faktin se milicitë e ndryshme që bredhin në Ukrainë, nuk respektojnë ligjin e konflikteve të armatosura, ata përfshihen në krime dhe mizori, madje duke i përdorur këto si teknika të veçanta të luftimit, sidomos në ato zona ku Kievi rimerr kontrollin.
Duket qartë se planifikuesit rusë, ekonomistët e luftës, kanë nënvlerësuar disa aspekte, çështje shumë të rëndësishme në të ashtuquajturit “operacion special ushtarak”. Pavarësisht se cilat mund të kenë qenë objektivat fillestare të Moskës, operacioni po rezulton të jetë shumë më i shtrenjtë, kosto ekonomike të cilat ndikohen nga:
– kohëzgjatja e “operacionit”
– përdorimi i forcave të shtuara për të arritur qëllimin
– vështirësitë për garantimin në kohë të mbështetjes logjistike në terrene të largëta
– zëvendësimi i mjeteve lëvizëse luftarake të shkatërruara, ose joefikase
– mobilizimi, rekrutimi i pjesshëm ushtarak, thirrur në fund të shtatorit.
Forcat e mobilizuara, rezerviste të rregullta, nuk mund të japin një kontribut real dhe të prekshëm në një afat të shkurtër. Mobilizimi dhe përdorimi i rezervistëve që janë larguar nga shërbimi disa vite më parë nuk është një operacion i thjeshtë nëse, që në kohë paqe, këto forca nuk kanë qenë të organizuara si trupa rezerviste, të stërvitura në mënyrë periodike, të gatshme dhe të afta për të kryer detyra apo operacione ushtarake.
Ky nuk është rasti i Forcave të Armatosura të Federatës Ruse. Në rastin rus, ku është shumë e dukshme mundësia e dezertimeve dhe mosbindjeve, për të pasur formacione të rregullta, rezervistët duhet të grumbullohen në qendrat e rekrutimit dhe stërvitjes, për t’u përgatitur, për të plotësuar apo për të riorganizuar më pas strukturat ushtarake në terren, shumë prej të cilave duhet të rindërtohen thuajse nga e para. Ky operacion nuk është i thjeshtë, kërkon kohë dhe para.
Ushtria e Federatës Ruse është e strukturuar për të kryer operacione të luftës klasike me intensitet të lartë, ndërsa faktet tregojnë se nuk është e aftë për të kryer operacione me të njëjtin intensitet në një periudhë të gjatë kohore.
Zgjatja e operacionit në Ukrainë tregon vështirësi në furnizimin logjistik të njësive të kontaktit, si dhe në procedurat për plotësimin dhe zëvendësimin e efektivave që marrin pjesë në luftime. Forcat ruse kanë vepruar në Siri, Libi dhe Sahel me vite, por duhet përmendur se shumë operacione u janë deleguar dhe “besuar” kontraktorëve, së shumti të grupit “Wagner”.
Duke analizuar këtë situatë disi komplekse, mbushur me vështirësi ekonomike dhe problematika ushtarake, ka dalë në skenë edhe mundësia e përdorimit të armëve bërthamore, armëve biologjike dhe kimike, të cilat kërkojnë vëmendjen e duhur nga analistët ushtarakë, pasi dihet që Rusia ka arsenale të këtyre armëve, ashtu siç ka mjaftueshëm edhe ShBA-ja.
Të kesh arsenale të këtyre armëve nuk do të thotë domosdoshmërisht t’i përdorësh, pasi këtë fakt e treguan masat, marrëveshjet për parandalim bërthamor, të cilat funksionuan për mbi gjysmë shekulli.
Megjithatë, ka një diferencë të madhe, ndryshon situata kur këto armë përdoren ndaj një kundërshtari që nuk i disponon dhe ndaj një kundërshtari që i ka në armatim, pasi në rastin e dytë do të fillonte një spirale veprimesh dhe reagimesh të ndërsjella.
Diskutimi i përdorimit të pajisjeve bërthamore taktike apo strategjike, lidhet me potencialin/fuqinë shpërthyese që ato kanë, por kjo nuk mbetet vetëm në konceptin ushtarak. Ajo që duhet dalluar nuk është vetëm objekti, zona, rajoni ku do të përdoren këto armë, por efekti psikologjik që do të shkaktojë “shpërthimi”, kjo ka më shumë rëndësi se sa potenciali, kilotonët e mbushjeve bërthamore.
Në konfliktin e krijuar, efekti do të ishte i një natyre strategjike, edhe nëse Moska vendos të lëshojë një bombë taktike me potencial të kufizuar në një objekt të thjeshtë ushtarak në Ukrainë. Ndikimi politik dhe psikologjik do ta ngrinte automatikisht nivelin në një ngjarje me rëndësi strategjike, që do të përfshinte në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të qartë Uashingtonin.
Kremlini nuk mund të mos i parashikojë këto zhvillime, të cilat e vështirësojnë përdorimin e armëve bërthamore. Megjithatë, po të kthehemi në histori, Hitleri bëri vetëvrasje në bunker, por nëse do të kishte në dispozicion armën atomike, a mund të jemi të sigurt se nuk do ta kishte përdorur?
Putini dhe rrethi i tij i ngushtë do të humbasin jo vetëm fuqinë, por edhe lirinë dhe ndoshta jetën e tyre në rast dështimi.
Opsioni bërthamor duket se mbetet kërcënim që nuk do të zbatohet, pasi nuk do të sjellë fitimtarë dhe paqe të qëndrueshme, duke shkelur jo vetëm përvojat e deritanishme, por edhe rregullat, marrëveshjet dhe konventat ndërkombëtare.
Përjashtimi i opsionit të përdorimit të armës bërthamore, tregon se rusëve u duhet kohë për të zgjidhur problemet e tyre organizative ushtarake, dimri mund t’u ofrojë mundësinë për një pauzë operacionale për të lejuar riorganizimin.
Për më tepër, Moska po pret që “lufta” e gazit dhe energjisë tepër të shtrenjtë gjatë muajve të dimrit që po troket, mund të çojë në një prishje të frontit evropian.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Do nominojmë Gjestin dhe Eglin", banorët thyejnë rregullat duke diskutuar për nominimet në rast se iu bie Kutia e Pandorës
Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh
U munduan ta fusin në grackë duke e dehur dhe detyruar Loredanën ta joshë, Rozana zbulon kurthin që banorët përgatitën për Gjestin
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë
G Bani dhe Gjesti thyejnë një nga rregullat bazë të BBVA, futen të dy bashkë në tualet - pritet zarf i zi në shtëpi
ZRRE: Çdo deklaratë për rritjen e tarifave të energjisë elektrike aktualisht është i pavërtetë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër