Kujtim Shabani
Aktualiteti shqiptar është lufta. Luftë politike, luftë etnike, luftë klasash e interesash. Në çdo vend shqiptar dhe në çdo log. Në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, në xhami…
I.
Si një serial latin-amerikan, opozita në Shqipëri e ka lidhur opinionin me materialet për historinë e vëllait të ministrit të Brendshëm, i dënuar në Itali për trafik ndërkombëtar droge. Sa të sqarohet çështja, vlen ajo pyetja që një gazetare ia shtroi Kryeministrit: A s’ka Partia Socialiste një njeri të pa lidhur me trafikantë për ministër të Brendshëm…?
Ndërsa, një hulumtim i Fondacionit “Friedrich Ebert” për barazinë sociale në Evropën Juglindore nuk zgjon ndonjë debat. As për opozitën. Mbase sepse nuk krijon tension, s’ka intrigë… Ndonëse ai shpërfaq një problem po kaq alarmant sa droga: Në Shqipëri vetëm një për qind e popullatës së varfër kanë qasje në shkollim të lartë, privat, apo – pa shih njëherë! – edhe publik. Si në asnjë vend tjetër të rajonit.
A nuk bën përshtypje kjo në një shoqëri, që për një gjysmë shekulli është qeverisur nga një sistem komunist? Si ndodh në një shoqëri, e cila për mbi një çerek shekulli tranzicion më shumë se gjysmën e kohës është qeverisur nga një parti socialiste e dalë nga ajo komuniste? Dhe, si bëhet që ky raport është katandisur sidomos viteve të fundit, kur po qeveris Partia Socialiste, e cila duhet të ishte kujdestare e segmenteve të paprivilegjuara shoqërore?
II.
Kosova nuk është konsideruar në këtë hulumtim të “Friedrich Ebert”-it. Në raportin që ka dalë, nuk thuhen arsyet për këtë. Mbase edhe ajo qëndron në harkun e vendeve të tjera të Ballkanit, ku më së miri qëndron Kroacia me njëmbëdhjetë për qind, Serbia me dhjetë, Bosnja me tetë për qind qasje për segmentet e varfra sociale në shkollim të lartë.
Dhe, kjo nuk është një çështje dosido. Raporti sugjeron që arsimi më i mirë lidhet me perspektiva më të mira në tregun e punës dhe me mirëqenien. Në anën tjetër, privimi nga një arsim cilësor, mund të shpie në një përjashtim social të të rinjve. Dhe, këto në Kosovë janë shumica! Kjo mund të thotë tension i programuar social dhe emigracion.
Një mesazh tjetër i zymtë është se edhe në Kosovë politikanët i kanë lëshuar nervat. Ata nganjëherë nuk presin sa ta fikin mikrofonin, nganjëherë nuk iu mjafton forca e mikrofonit për t’u shkrehur ndaj kolegëve, a kolegeve. Së fundmi konflikti e ka kapërcyer fazën e fjalosjes dhe është futur në atë të bërrylosjes… Një rekord, sikur gazin ta shihnim si një përjashtim.
III.
Akcesi i të paprivilegjuarve në shkollimin e lartë në Maqedoni është katër për qind. Te shqiptarët ai do të jetë më i ulët. Jo rastësisht rinia po ikën në Gjermani. Por, me këtë nuk merret kush.
Një dramë greke që po luhet në Maqedoni ia ka marrë vëmendjen barazisë sociale. Sikur janë mbledhur bijtë dhe po vendosin për emrin e nënës! Një mallkim i madh: sapo i afrohen zgjidhjes, ajo shthuret. Një torturë për të gjithë: maqedonasit e tanishëm, grekët, por edhe për shqiptarët. Këta të fundit duhet të garantojnë që emri i ri i Maqedonisë do të reflektojë edhe qenien shqiptare.
Dukej sikur më në fund ishin goditur për një emër: Republika Maqedonia e Ilindenit. Referuar një ngjarjeje historike, ku shqiptarët kishin një hise të mohuar. Tani opinionin shqiptar e ka trazuar shqipërimi që i ka bërë Ilindenit partia më e madhe shqiptare në vend: Ilinditë! Akuza është se partia shqiptare ka bërë një shpikje për ta fshehur faktin se nuk është faktor në këtë debat.
Greqia doli e palumtur me këtë emër. Kurse partia shqiptare mund të ndihet e lumtur për këtë dështim! Por, kryeministri i Maqedonisë së hëpërhëshme e ka ndarë mendjen t’i shkojë deri në fund punës. Kështu partia e shqiptarëve do ketë rast ta provojë rolin që ka marrë përsipër në politikëbërjen e shtetit. Pagëzimi i vendit është një vendim, që pasi të jetë marrë, nuk do kthehet më.
Vetëm njëri s’e ka mendjen te këto: ish-kryeministri Gruevsi. Nga kjo javë ai disa vite do t’i gdhijë në burg.
IV.
Jemi në fillim të muajit të shenjtë të Ramazanit. Kohën e paqes dhe sakrificës, kur abstenimi nga sherri, pasionet e liga dhe vesi porositen posaçërisht.
Sidomos një shans për myslimanët dhe krerët e tyre. Këta janë në elementin e vet. Ata s’ka shumë kohë që mbaruan me “degën e ullirit“, tani i janë qasur degës së hurmës. Të sistemuar për lakmi në tempujt e tyre të financuar nga bujaria e shqiptarëve.
Një serial turk luhet shpesh në mixhilise shqiptare. Një sërë xhamish, ku shqiptarët e kërkojnë paqen dhe mëshirën e Zotit, u lut për mbarësinë e aksionit ushtarak turk në Siri. Ani se ai do t’i grahte me hekur e zjarr. Madje kundër myslimanëve të tjerë. Cilado të ishte arsyeja e duasë, ajo nuk është fetare. Imamët ia kanë thënë vetë xhematit të tyre se në Kuran ka vetëm një sure që nuk fillon me urdhrin e Allahut – ajo e Bedrit – ku myslimanët u shfaqën me shpatë në dorë…!
Në muajin e shenjtë të Ramazanit Perëndia ka shpallur mëshirën për robt e tij të devotshëm. Zoti ua faltë mëkatet imamëve të lajthitur rëndë!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania