Zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska, ka paralajmëruar sot një tjetër, siç thotë ajo, skandal të qeverisë së Hristijan Mickoski-t dhe OBRM-PDUKM-së, përkatësisht një tjetër përvetësim skandaloz dhe partizim bruto të AKE-së.
“Pronarja e kompanisë që është dashur të ndërtojë garazhin kontrovers pranë Kuvendit, Ankica Trpkovska, është zgjedhur nga autoritetet për të qenë anëtare e Komisionit të AKE-së (Agjencia për Komunikime Elektronike) me një tarifë prej 2700 euro në muaj.
Zgjedhja e Trpkovskës kontestohet nga disa aspekte.
1. Së pari, qeveria zbaton një partizim brutal të AKE-ut, i cili duhet të jetë një organ i pavarur, dhe strehon njerëz me marrëdhënie personale dhe partiake me zyrtarët e pushtetit aktual.
Trpkovska ende figuron si pronare e kompanisë që duhej të ndërtonte garazhin e diskutueshëm shumëkatësh dhe ajo u zgjodh në kohën kur ishte duke u përgatitur ligji që do të kompensonte kompaninë e saj.
Avokati i firmës së saj ishte Pançe Toshkovski.
A nuk është ky një konflikt interesi në vetvete?
A është lidhja e ngushtë e familjes së saj të ngushtë me Pançe Toshkovskin një nga arsyet pse u zgjodh Trpkovska? Nuk ka asgjë të pavarur.
2. Së dyti, qeveria shkel Ligjin për Komunikimet Elektronike.
Ja biografia e Trpkovskës.
Ajo ka deklaruar se disa vite më parë ka mbaruar arsimin e lartë në administratën publike dhe ka marrë edhe masterin në shkencat juridike. Që do të thotë se nuk ka njohuri të veçanta në fushën e komunikimeve elektronike.
Përveç nëse qeveria konsideron se njohuritë në fushën e komunikimeve elektronike po përdorin internetin dhe Word-in ashtu siç Trpkovska ka shkruar në biografinë e saj.
Në nenin 17 të Ligjit për Komunikimet Elektronike janë përcaktuar qartë kushtet, për t’u zgjedhur anëtar i Komisionit të AKE-ut duhet të ketë përvojë pune adekuate në profesion dhe citoj “njohuri të posaçme në fushën e komunikimeve elektronike”.
Kjo nuk është rasti me Trpçkovskën dhe LSDM shpreh dyshime nëse ajo i plotëson kushtet dhe kriteret elementare.
Bëhet fjalë për një person krejtësisht të paaftë, pa njohuri të komunikimeve elektronike, thjesht i papërshtatshëm për këtë pozicion.
OBRM-ja dhe Mickoski para zgjedhjeve premtuan një gjë, tani tjetër po bëjnë.
Jo vetëm në AKE, partizimin me njerëz të paaftë OBRM-PDUKM-ja e zbaton edhe në Agjencinë e Inteligjencës, në MPB, në ministri, në institucione, kudo. Nuk ka asnjë!
Me partishmërinë dhe ndikimin e të afërmve me pushtetin, Mickoski dhe OBRM-PDUKM po i gjymtojnë institucionet”, thotë Kuzeska.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksioni për mbylljen e institucioneve paralele, Policia: Vepruam bazuar në kërkesën e MAPL-së
Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?
Mbyllja e komunave paralele të Serbisë, ambasada amerikane: Këto veprime dëmtojnë marrëdhëniet dhe aspiratat e Kosovës
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj
Anulohet në Bruksel takimi për personat e zhdukur, Hoti: Prania e Petkoviqit orkestroi dështimin e këtij takimi
Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri