Lojtarët e Tottenham Hotspur janë në kontakt me ish-trajnerin Mauricio Pochettino.
Spurs pritet të shkarkojë Antonio Conten në ditët në vijim pas fyerjes së tij të furishme kundër lojtarëve dhe kryetarit Daniel Levy pas barazimit 3-3 me Southampton të shtunën.
Pochettino është lidhur me një rikthim në Tottenham dhe duket se argjentinasi është i preferuari, për dallim nga Luis Enrique dhe Thomas Tuchel.
Sipas mediumit Sky Sports, disa anëtarë të skuadrës së Spurs kanë kontaktuar tashmë me trajnerin argjentinas.
Ish-trajneri i Tottenhamit është një agjent i lirë pasi u shkarkua nga Paris Saint-Germain në fund të sezonit të kaluar.
Conte është aktualisht në Itali ndërsa Spurs diskutojnë lëvizjen e tyre të ardhshme. /Telegrafi/