Please enter at least 3 characters.

Lojtarët e Sheriffit të mahnitur me Giuseppe Meazza, porsa shkelin në fushë fillojnë ta xhirojnë stadiumin

2021/10/Sheriffcfk.jpg

Lojtarët dhe stafi i Sheriff Tiraspol janë gëzuar me arritjen në Giuseppe Meazza, saqë thuajse të gjithë hynë nga tuneli për në fushë duke e xhiruar stadiumin.

Klubi moldav nesërmbrëma (e martë) përballet me Interin në kuadër të xhiros së tretë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.

Për befasi, Sheriffi e kryeson Grupin D pas dy fitoreve, njëra prej tyre ndaj Real Madridit në Santiago Bernabeu.

Ndeshja kundër Nerazzurrëve do të jetë e treta në histori të klubit në garën më të madhe evropiane.

Është sfida e parë në stadiumin e qytetit të Milanos dhe të mahnitur me pamjen, të gjithë filluan ta xhironin arenën ikonike të futbollit. /Telegrafi/