Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka premtuar përkrahje për prodhuesit vendorë, duke iu referuar prodhuesit të paneleve fotovoltaike, Jaha Solar në Fushë Kosovë, të cilin së bashku me bashkëpunëtorë e vizitoi sot.
Ai me këtë rast u informuar për së afërmi për mënyrën e funksionimit të kësaj fabrike dhe mundësitë e përmirësimit të kushteve për prodhuesit e këtij sektori.
“Sot erdhëm për vizitë në fabrikën Jaha Solar që është një shembull i mirë për vendin tonë, një investim gjermano-kosovar që deri më tani ka arritur vlerën deri në 8.5 milionë euro, me mbi 80 punëtorë me një potencial jashtëzakonisht të madh që të kemi punësim shumë më të madh dhe ndikim pozitiv në industritë e tjera”, tha ministri Lluka.
Ai tha se moti nuk është ndier më krenar për një prodhim vendor si këto panele solare që i ka parë sot, duke i dëshiruar pronarit dhe punëtorëve një punë të suksesshme.
“Jam fascinuar me këtë prodhim. Ne si Qeveri, si Ministri e Zhvillimit Ekonomik do të zotohem se do të bëjmë të pamundurën që të gjitha prodhimet që kanë të bëjnë me energji, me eficiencë të energjisë, me panele solare që të sigurohemi të kenë përkrahjen karshi importit”, tha Lluka, duke shtuar se personalisht do të angazhohet që këto produkte të kenë përkrahje adekuate.
Pronari i Jaha Solar, Fadil Hoxha tha se është jashtëzakonisht i lumtur se nga qeveria aktuale kanë gjetur një përkrahje si kurrë më parë dhe shpreson që me këtë qasje do t’i mënjanojnë të gjitha sfidat që u dalin para.
Ndërsa, kryetari i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Astrit Shabani tha se Qeveria e Kosovës ka marrë rolin vendimtar që ta kthejnë vëmendjen kah prodhimi vendor.
Jaha Solar e hapur në qershor të vitit të kaluar është një investim fillestar gjermano-kosovar prej 5 milionë euro dhe është fabrika e parë në rajon për prodhimin e paneleve solare.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Trump: E gjithë bota po na grabit

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Shijo croissant INTERESANT Coop në Super Viva!

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

GALERIA Shopping Mall dhe Shoqata Humanitare Bereqeti hapin nismën humanitare

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker