Llapi për fitoren e radhës ndaj Malishevës, formacionet zyrtare

Llapi dhe Malisheva kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e tretë të Albi Mall Superligës së Kosovës.
Klubi llapjan është nikoqir i malishevasve në ndeshjen që pritet të zhvillohet në stadiumin Zahir Pajaziti me fillim nga ora 16:00.
Ekipi i Tahir Batatinës vjen nga një barazim me Gjilanin dhe një fitore ndaj Feronikelit, kështu që synon fitoren e radhës për të mbetur në krye të tabelës.
Në anën tjetër, Malisheva e ka zhvilluar vetëm një ndeshje, ku ka barazuar me Ferizajn dhe pret të vazhdojë me rezultate pozitive edhe pas këtij udhëtimi të vështirë.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Llapi: Avdyli; Emini, Rama, Krasniqi, Blakçori; Namani, Musolli, Ramadani; Gashijani, Tahiri, Baftiu;Malisheva: Velii; Pira, Kryeziu, Prekazi, Veliu; Ferati, Mathieu, Brruti; Xhylani, Bunjaku, Hazrollaj;/Telegrafi/




















































