LAJMI I FUNDIT:

Liverpooli synon të rikthehet te fitorja përballë Bournemouthit, formacionet zyrtare

Liverpooli synon të rikthehet te fitorja përballë Bournemouthit, formacionet zyrtare

Liverpooli synon të rikthehet ndaj fitoreve përballë Bournemouthit, formacionet zyrtare

Liverpool do të jetë nikoqir i Bournemouthit në kuadër të xhiros së 29-të në Ligën Premier.

Kampionët në fuqi të Evropës në këtë takim vijnë pasi pësuan humbjen e parë këtë edicion 3-0 në udhëtim te Watfordi.


Në anën tjetër mysafirët në këtë takim vijnë pas një barazimi të madh në shtëpi ndaj Chelseat 2-2.

Lideri aktual i Ligës Premier kishte triumfuar me rezultat të pastër 0-3 në ndeshjen e parë.

Trajneri Jurgen Klopp për këtë takim nuk mund të llogarisë në futbollistët si Alisson Beckers, Jordan Henderson e Xherdan Shaqiri shkaku i lëndimeve.

Formacionet zyrtare:

Liverpool: Adrian, Alexander-Arnold, Gomez, Van Dijk, Milner, Fabinho, Wijnaldum, Chamberlain, Mane, Salah, Firmino.

Bournemouth: Ramsdale, Stacey, Cook, Ake, Smith, L.Cook, Lerma, Billing, Stanislas, Fraser, Wilson. /Telegrafi/