Në Letzigrund Stadion të Cyrihut, Zvicra dhe Kosova (1-1) zhvilluan ndeshjen miqësore që padyshim se ishte një përballje emocionale falë lojtarëve shqiptarë që luajnë dhe kanë luajtur te Helvetikët.

Është hera e parë që këto dy skuadra u vunë  përballë njëra-tjetrës, ashtu që nuk ka dyshim se është një takim i veçantë.

Aktualisht pjesë e Zvicrës janë Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe Andi Zeqiri, por shumë lojtarë të tjerë shqiptarë ndër vite e kanë përfaqësuar këtë skuadër.


Telegrafi ju ka mbajtur të informuar në kohë reale për të gjitha detajet e ndeshjes Zvicra 1-1 Kosova.


29/03/2022 19:51-Përfundon ndeshja

Ka përfunduar me rezultat të barabartë ndeshja miqësore ndërmjet Zvicrës dhe Kosovës (1-1) në Letzigrund Stadion të Cyrihut.

Ishte një paraqitje shumë e barabartë ndërmjet dy ekipeve dhe i tillë ishte rezultati i këtij takimi.

Milot Rashica realizoi për Kosovës, ndërsa (52’), ndërsa Jordan Lotomba shënoi për Zvicrën (61’).

29/03/2022 19:43-Tifozët e Kosovës kërkojnë edhe një gol

kos8 1 (Foto: Facebook/FFK)

29/03/2022 19:39

82’ Tjetër mundësi e pashfrytëzuar. Muriqi pasoi te Rashica, i cili tentoi harkimin, por topi u bllokua.

29/03/2022 19:38

81’ Edhe Andi Zeqiri (në vend të Okafor) inkuadrohet në lojë për skuadrën e Zvicrës, nën fishkëllimat e tifozëve.

29/03/2022 19:36-Dyshja shqiptare e Zvicrës tashmë ndodhen në bankë

xherdani

29/03/2022 19:34

76' Ndryshime edhe te Kosova. Loshaj lëshon fushën për Betim Fazlijin, kurse Florent Muslija inkuadrohet në vend të Valon Berishës.

29/03/2022 19:32

75’ Edhe Xherdan Shaqiri e lëshon fushën. Renato Steffen në vend të tij.

29/03/2022 19:29

73' Supergoditje nga Dresevic, por mbron Kobel.

29/03/2022 19:25

68’ Edon Zhegrova dhe Ibrahim Dresevic inkuadrohen në lojë. Bytyqi dhe Idrizi lëshojnë fushën.

29/03/2022 19:21

63’ Granit Xhaka u zëvendësua (nga Remo Freuler), por nuk ishte aspak i kënaqur me këtë vendim të trajnerit, reagimi i tij e dëshmoi këtë.

xhakafk (Foto: Screenshot/Sport Live)

29/03/2022 19:18-Barazohet rezultati

61' Harkim nga Mbabu dhe një dalje e gabuar nga Muric shfrytëzohet nga Lotomba që shënon me kokë.

goli1 (Foto: Screenshot/Sport Live)

29/03/2022 19:17

60’ Fat për Kosovën, pasi topi i goditur me kokë nga Comert, përfundon jashtë.

29/03/2022 19:13

56’ Skuadra e Kosovës vazhdon të sulmojë dhe të prodhojë raste të rrezikshme.

29/03/2022 19:08-Gooooool... Rashica kalon Kosovën në epërsi

52' Kosova ka kaluar në epërsi në Letzigrund Stadion të Cyrihut. Bytyqi e shfrytëzoi një top të kthyer keq nga Zuber, shkoi përpara dhe insistoi për të pasuar te Rashica, i cili fillimisht provoi asistimin te Muriqi, por nuk i doli dhe më pas e futi topin vet në rrjetë.

kos9 1

29/03/2022 19:07

51’ Situatë e rrezikshme para portës së Aro Muric, por kalon lehtë.

29/03/2022 19:02-Fillon pjesa e dytë

46' Ka nisur gjysma e dytë e takimit miqësor ndërmjet Zvicrës dhe Kosovës në Letzigrund Stadion të Cyrihut. Pjesa e parë u mbyll pa gola (0-0).

29/03/2022 18:50-Statistikat e pjesës së parë

statistika (Foto: Flashscore)

29/03/2022 18:46-Përfundon pjesa e parë: Zvicra 0-0 Kosova

Është mbyllur pa gola (0-0) gjysma e parë e ndeshjes miqësore ndërmjet Zvicrës dhe Kosovës në Letzigrund Stadion të Cyrihut.

Një fraksion me gjysmëraste për të dyja palët dhe me pak nevojë për intervenimin e portierëve, sidoqoftë ata e kryen detyrën kur ishte nevoja për t’i mbajtur rrjetat të paprekura.

29/03/2022 18:44

43’ Fantastik Rrahmani për ta bllokuar Gavranovicin, edhe më i mrekullueshëm intervenimi i Muric pas goditjes së Shaqirit.

29/03/2022 18:40

40’ Granit Xhaka provon goditjen nga Distanca, por topi shkon jashtë.

29/03/2022 18:39

39’ Pritje e mrekullueshme nga Aro Muric pas goditjes së Zuber nga jashtë zonës.

29/03/2022 18:38

37’ Tjetër moment i mirë për Kosovës që nuk përfundon në mënyrën më të mirë.

29/03/2022 18:36-Momenti kur Xhaka e tërhoqi për fanelle Rashicën

xhaka3

29/03/2022 18:33

32’ Goditje fantastike e Valon Berishës me kokë pas harkimit nga Bytyqi, por priti Kobel.

29/03/2022 18:30

29’ Vedat Muriqi ndëshkohet me karton të verdhë për një ndërhyrje të palejuar.

29/03/2022 18:28-Dardanët me mesazh për Andi Zeqirin

Dardanët kanë përgatitur një mesazh për Andi Zeqirin që ndodhet në bankë, pasi ky i fundit i kishte thënë njëherë ‘PO’ Kosovës, për të vazhduar më pas me Zvicrën.

“Andi tregtari, pazargji i natës, mashtrues i kombëtares”, ka shkruar në pankartën e zbuluar në stadium.

277314562 1341102146366630 6503654870931255437 n

277366212 1126964234731729 4463092383863911563 n

29/03/2022 18:27-Tifozët kërkojnë fitore për Kosovën

Tifozët në tribuna janë të zëshëm, brohorasin në mbështetje të Kosovës dhe kërkojnë fitore.

dardan1

29/03/2022 18:21

20’ Përsëri rrezikojnë Dardanët. Një top i mirë për Hadërgjonajn nga krahu i djathtë, ai harkon në zonë, por topi nuk arrin për Muriqin.

29/03/2022 18:18

17’ Tjetër situatë e mirë që nuk shfrytëzohet nga Kosova. Dalje e Milot Rashicës nga krahu i djathtë dhe harkim, por mungesë e futbollistëve në qendër për ta shfrytëzuar.

29/03/2022 18:13

13’ Rast i mirë për Kosovën. Idrizi harkon në zonë dhe Rrahmani godet me kokë, por lehtë për portierin Kobel.

29/03/2022 18:11

10' Gjuajtje e lirë nga Xherdan Shaqiri që shkon mbi portën e Aro Muric.

29/03/2022 18:09

9' Situatë e mirë për Dardanët në përpjekje të ndërtimit të aksioneve në fazën e sulmit.

29/03/2022 18:08

7' Harkim nga Bytyqi dhe pastaj nga Rashica, por që nuk janë të shfrytëzueshëm në zonë.

29/03/2022 18:05

4' Rreziku i parë për portën e Muric, por kalon lehtë. Ndërkohë, Kosova menjëherë shkon në zonën kundërshtare.

29/03/2022 18:04-Fanella gjigante për nder të ndeshjes së 100-të të Granit Xhakës

xhaka1 (Foto: Screenshot/Twitter)

xhxak3 (Foto: Screenshot/Twitter)

29/03/2022 18:00-Fillon ndeshja

1' Ka nisur ndeshja miqësore ndërmjet Zvicrës dhe Kosovës në Letzigrund Stadion të Cyrihut. Një sfidë emocionuese për të dyja skuadrat kur kihet parasysh lidhja ndërmjet dy shteteve.

29/03/2022 17:55-Gjithçka gati

stadium 1

stadium 2

29/03/2022 17:53-"Faleminderit Challandes", ish-përzgjedhësi i Kosovës ndodhet në tribuna

Ish-trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, ndodhet në Letzigrund Stadion të Cyrihut për ta ndjekur ndeshjen ndërmjet Zvicrës dhe Kosovës, ndërsa një pankartë me një mbishkrim falënderues për të është parë në tribuna.

bernard 1

bernard 2

bernard 3

29/03/2022 17:43-Treshja shqiptare e Zvicrës, postimi i Andi Zeqirit

andi1 (Foto: Instagram/andizeqiri99)

andi2 (Foto: Instagram/andizeqiri99)

29/03/2022 17:37-Atletet e veçanta të Granit Xhakës që kanë të shkruar numrin 100

Pikërisht ndaj Kosovës, Granit Xhaka do ta zhvillojë ndeshjen e 100-të në karrierë me fanellën e Zvicrës.

Dhe për këtë rast, Puma i ka përgatitur atlete te veçanta.

patika1 (Foto: Instagram/granitxhaka)

patika6 (Foto: Instagram/granitxhaka)

patriak1 (Foto: Instagram/granitxhaka)

29/03/2022 17:35-Kosova luan me fanella të bardha

milot rashica kosova

29/03/2022 17:34-Xherdan Shaqiri: I emocionuar për ndeshjen speciale

29/03/2022 17:28-Postimi i Xhakës për ndeshjen

grani1 (Foto: Instagram/granitxhaka)

29/03/2022 17:18-Luajti edhe për Zvicrën edhe për Kosovën, parashikimi i Albert Bunjakut

Albert Bunjaku që luan ende futboll aktiv edhe në moshën 38 vjeçare në Gjermani, ka pasur fatin të veshë fanellën e Zvicrës dhe atë të Kosovës gjatë karrierës së tij.

Ai ka luajtur për klube si Schaffhausen, Nurenberg, Kaiserslautern dhe St. Gallen, ndërsa është paraqitur edhe me të dyja përfaqësuesey

Në vitin 2009 bëri debutimin e tij me Zvicrën nën drejtimin e Ottmar Hitzfeld dhe zhvilloi edhe pesë ndeshje të tjera për Helvetikët. Pas vitit 2016, bëri edhe disa paraqitje me Kosovë që po merrte hapat e parë në futbollin ndërkombëtar.

kosalbert

“Zemra ime rreh për të dy kombet – nuk do t’i harroj kurrë angazhimet e mia për të dy vendet. Ndihem edhe zviceran edhe kosovar”, thotë Bunjaku, i cili ka lindur në Gjilan në vitin 1983 dhe më vonë është shpërngulur në rajonin e Cyrihut me familjen e tij në moshën shtatë vjeçare.

Për ndeshjen që zhvillohet sot, ai thotë se është një ndeshje mes miqsh dhe se pret një festë të madhe futbolli: “Ky duel do të jetë mes miqsh, një festë e madhe! Atmosfera do të jetë e mrekullueshme me siguri – dhe po ashtu edhe loja. Një barazim do të ishte fantastike. Shpresoj për një 4-4″.

29/03/2022 17:10-Forma në pesë ndeshjet e fundit

kossui (Foto: uefa.com)

29/03/2022 17:00

Tifozë të shumtë shqiptarë që kanë udhëtuar nga Kosova dhe që jetojnë në Zvicër do ta ndjekin këtë festival futbolli ndërmjet Helvetikëve dhe Dardanëve. Nuk mungojnë edhe personalitete të njohura.

Screenshot 2 148

kos1 1

29/03/2022 16:52-Ndeshja e 100-të për Granit Xhakën

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, zhvillon ndeshjen e tij të 100-të ndërkombëtare me Zvicrën dhe atë pikërisht në miqësoren ndaj vendit të origjinës, Kosovës.

29/03/2022 16:49-Zvicra-Kosova, Formacionet zyrtare

Formacioni startues i Zvicrës: Kobel; Mbabu, Elvedi, Comet, Lotomba; Sow, Xhaka; Okafor, Shaqiri, Zuber; Gavranovic.

Formacioni startues i Kosovës: Muric; Vojvoda, Kryeziu, Rrahmani, Hadërgjonaj; V. Berisha, Loshaj, Idrizi; Bytyqi, Rashica, Muriqi.

formac (Foto: uefa.com)

29/03/2022 16:44-Formacioni i Zvicrës

zvicra (Foto: uefa.com)

29/03/2022 16:36-Formacioni zyrtar i Kosovës

kosoav21

29/03/2022 16:19-Fjalët e ish-përzgjedhësit zviceran të Kosovës

Ish-trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, ka thënë se kjo ndeshje do të jetë si një festival i vërtetë futbolli, duke ditur se kush luan për të dy vendet dhe se sa të lidhura janë me njëra-tjetrën.

“Për kosovarët që jetojnë në Zvicër do të jetë një festival i vërtetë i futbollit. Larg nga politika dhe nga problemet politike”.

“Kur Përfaqësuesja jonë arrin suksese, mund të shohësh flamuj zviceran duke valuar në Prishtinë. Gjithashtu, të gjithë në Kosovë janë krenarë me Shaqirin e Xhakën, për arritjen e tyre”.

“Ka shumë lojtarë të talentuar në klube dhe në rrugët e Kosovës. Është vetëm çështje e vazhdimit të punës dhe duhet të jenë të qetë”.

“Kosova e ka një ekip më kualitet të lartë”, ka thënë Challandes për mediumin zviceran 20min.

chalalnd

29/03/2022 16:16-Xhaka, Shaqiri e Zeqiri luajnë ndaj vendit të origjinës

Granit Xhaka, Xherdan Shaqir dhe Andi Zeqiri pritet të zbresin për herë të parë në fushë për të luajtur kundër Kosovës, shtetin e tyre amë.

Një artikull te veçantë për këtë fakt e ka shkruar gazeta e madhe zvicerane Blick që e cilëson këtë përballje të yjeve të tyre nga Kosova si përballje me “rrënjët e tyre”.

“Sot do të jetë një lojë shumë e veçantë për Andi Zeqirin, Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin. Yjet e kombëtares sonë për herë të parë në karrierën e tyre luajnë kundër Kosovës, vendit të prindërve, rrënjëve të tyre”.

“Xhaka, i cili luan ndeshjen e 100-të për Zvicrën kundër Kosovës, Shaqiri dhe Zeqiri mezi presin takimin special. Një lojë miqësore që kërkon miqësi. Zvicra dhe Kosova ndajnë një miqësi të madhe”, ka shkruar Blick.

5893 xhaka shaqa

29/03/2022 16:12-Deklarata e trajnerit Alain Giresse

Përzgjedhësi i Kosovës e ka vlerësuar lart ekipin kundërshtar duke e quajtur si një prej skuadrave më të mira në futbollin evropian, megjithatë Kosova i ka bërë përgatitjet e duhura për këtë sfidë.

Natyrisht se nuk ka lënë pa përmendur edhe lidhjen ndërmjet dy vendeve, prandaj do të jetë një përballje emocionale.

Ai ka theksuar se përgatitjen e ka bërë njësoj sikurse për ndeshjet tjera, porse i ka marrë të gjitha masat për një përgatitje sa më të mirë.

stervitje 1

stervitje 7

29/03/2022 16:08-Skemë e njëjtë, por me disa ndryshime – si mund të rreshtohet Kosova ndaj Zvicrës

Në portë pritet të jetë Arijanet Muric, derisa para tij mund të vendosen, Florent Hadërgjonaj, Amir Rrahmani, Fidan Aliti dhe Mërgim Vojvoda.

Si mesfushorë defansiv mund të caktohen dyshja Ibrahim Dresevic dhe Toni Domgjoni.

Treshja para sulmit pritet të caktohen emrat si, Valon Berisha në mes, ndërsa nga krahët – Milot Rashica dhe Edon Zhegrova.

Vedat Muriqi mund të jetë i vetëm në qendër të sulmit, por i mbështetur gjithmonë nga treshja mbrapa tij.