Parlamenti i Lituanisë vendosi sot të ndalojë qytetarët rusë të blejnë prona të paluajtshme në këtë vend baltik, duke përmendur rrezikun për sigurinë kombëtare, raporton Reuters.
Ndalimi, i cili do të jetë në fuqi deri në vitin 2024, nuk do të zbatohet për rusët që kanë marrë të drejtën për të qëndruar në atë vend, transmeton Telegrafi.
Parlamenti lituanez ndaloi gjithashtu lëshimin e vizave të reja për qytetarët e Rusisë dhe Bjellorusisë.
Qytetarë të shumtë të këtyre dy vendeve, të cilëve u janë lëshuar viza, do t’i nënshtrohen “kontrollit individual të detajuar” në kufi, për të përcaktuar nëse ata paraqesin kërcënim për sigurinë kombëtare.
Në anën tjetër, qeveria ruse ka filluar t’i ashpërsojë rregullat për të gjitha kompanitë ndërkombëtare që po vendosin të largohen nga ky vend si kundërpërgjigje ndaj agresionit rus në Ukrainë.
Shumë prej tyre janë kërcënuar me sekuestrim pronash dhe mallrave të shumta. /Telegrafi/