LAJMI I FUNDIT:

Limaj viziton familjen e Jakup Krasniqit

Limaj viziton familjen e Jakup Krasniqit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj me bashkëpunëtorë ka vizituar familjen e kryetarit të Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, pas arrestimit nga ana e EULEX-it me urdhër të Gjykatës Speciale.

Në njoftimin e bërë nga Nisma Socialdemokrate thuhet se Limaj gjatë vizitës ka shprehur keqardhje për atë se çfarë ka përjetuar familja Krasniqi.

“Limaj gjatë vizitës në familjen Krasniqi, tha se e kupton më se miri dhe ndjenë shumë keqardhje për gjithë atë çfarë vërtetë ka përjetuar sot familja e bacës Jakup, por, është shprehur i sigurt se, bacin Jakup do ta presim shumë shpejt duke u kthyer fuqishëm me certifikatën të cilën e ka, që personifikon atë njeri humanist, njeri i ndershëm, një jetë të tërë në shërbim të publikut, vet sakrifikues, patriot e atdhetar”, thuhet në njoftim.


Gjithashtu, kryetari Limaj tha se, nuk ka personalitet në kombin shqiptar në mesin e të gjallëve, që është personifikim i lirisë, pavarësisë dhe drejtësisë të Kosovës së sa Jakup Krasniqi.

Po ashtu, kryetari Limaj familjes së bacës Jakup i tha se në çdo moment do ta ketë mbështetjen e tij, partisë dhe institucioneve të Kosovës deri në triumfin edhe të kësaj beteje.

Në trend Lajme

Më shumë
Buzhala paralajmëron padi për

Buzhala paralajmëron padi për "gurthyesin": Jam shty me Hashim Thaçin e jo me Xhelal Sveçlën

Lajme
Sveçla pas aksionit të Policisë në veri: Po zgjatet lista e kriminelëve të strehuar në Serbi

Sveçla pas aksionit të Policisë në veri: Po zgjatet lista e kriminelëve të strehuar në Serbi

Lajme
Tiranë: Vetura mbeti e bllokuar në trafik për shkak të protestës, qytetarja lind fëmijën në automjet

Tiranë: Vetura mbeti e bllokuar në trafik për shkak të protestës, qytetarja lind fëmijën në automjet

Lajme
Vuçiq reagon pas vendimit të Kosovës për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia

Vuçiq reagon pas vendimit të Kosovës për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia

Lajme
'Subvencionet 1', dëshmitari: Kam mbajtë 1 vit burg me ju bo mirë hajnave të shtetit

'Subvencionet 1', dëshmitari: Kam mbajtë 1 vit burg me ju bo mirë hajnave të shtetit

Drejtësi
Profesori serb: Që nga viti 1997 erdha prap në Prishtinë, i kërkoj falje popullit të Kosovës për humbjet dhe dhimbjet nga Serbia

Profesori serb: Që nga viti 1997 erdha prap në Prishtinë, i kërkoj falje popullit të Kosovës për humbjet dhe dhimbjet nga Serbia

Lajme
Kalo në kategori