“Pas demarkacionit, ajo që do të bëjmë nesër është se do të punojmë për ç’kapjen e shtetit nga bandat”, ka deklaruar kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, me rastin e festimit të 4-vjetorit të themelit të kësaj partie.
I pari i Nismës Socialdemokrate ka thënë se ç’kapjen e shtetit duhet ta bëjnë të gjithë së bashku, duke nisur nga rendi, ligji, luftimi i bandave kriminale dhe i atyre që tentuan të vjedhin të ardhmen e Kosovës.
C’kapja e shtetit, sipas Limajt, duhet të bëhet në çdo institucion, ku ai tha se duan që asnjë qytetari mos t’i bëhet asgjë e padrejtë dhe në Kosovë të sundojë ligji që mbron qytetarët.
“Ne kemi thënë para katër viteve, që me fitoren e Nismës Socialdemokrate fiton Kosova. Besoj që mjaftueshëm për këto katër vite, e sidomos për këta 5 muaj me qeverisje, ka dëshmuar se aty ku shpalos ide dhe vizion Nisma Socialdemokrate, aty ku ndjehet politika e Nisma Socialdemokrate. Aty ku lufton fuqishëm për politika Nisma për Kosovë, fiton Kosova. Rastet e fundit të ideve tona, tregojnë më së miri që ato ide e çojnë Kosovën drejt fitores dhe e zhbllokojnë kriza dhe situata në të cilat kanë qenë vendi. Prandaj, me plot kuptimin e fjalës e themi, me fitoren e Nismës Socialdemokrate gjithmonë ka me fituar Republika e Kosovës, se ne kurrë interesin partiak nuk e nxjerrim para interesit të vendit tonë Kosovës”, tha Limaj, raporton KosovaPress.
Limaj ka thënë se ata nuk mund të heshtin për problemet dhe telashet që ka vendi, pasi sipas tij nëse ata heshtin, vendi do të mbes aty ku ishte. Prandaj, ai tha se menjëherë pas marrjes së detyrës, është interesuar të merret me çështjen e demarkacionit.
Kreu i Nismës Socialdemokrate tha se kanë punuar më shumë se pesë muaj, për të gjetur një zgjidhje, dhe u shpreh i bindur se nesër do të votohet demarkacioni dhe do të mbyllet kjo temë për t’i hapur rrugë Kosovës drejt integrimeve evropiane.
Limaj ka folur edhe për partinë të cilën e drejton, ku ka thënë se 4 vite pas themelimit, e kanë dëshmuar se Nisma Socialdemokrate ka qenë e nevojshme për Kosovën.
“Liri, drejtësi dhe solidaritet, këto janë postulata që e drejtojnë këtë parti. Liria nuk është vetëm liria kombëtare.Liria është me tepër se liria shtetërore, liri për individin, qytetarin, për të qenë i lirë në vendin e punës, në vendin ku jeton. Liri për të menduar e vepruar, liri për të marrë vetiniciativë, i lirë për të ndihmuar me ndërtimin e zhvillimin qoftë familjes së tij, rrethit ku jeton dhe vendin ku jeton. Drejtësi dhe solidaritet, nuk ka shtet të së drejtës pa një drejtësi për qytetarin e saj, drejtësi për të gjithë. Një shtet ligjor kur i ofron mundësinë i mbron të gjithë qytetarët, në mënyrë të barabartë dhe një shtet i cili ofron mundësi qytetarëve në mënyrë të barabartë. Një shtet solidar, një shtet i cili kujdeset për qytetarin e vendit të tij, një shteti i cili ndihmon qytetarin kur ka nevojë, një shtet që ja jep mundësinë qytetarit të vet për të ecur, për t’u zhvilluar e realizuar ëndrrat e veta”, tha Limaj.
Ndërkaq, kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, tha se para 4 viteve kur kanë vendosur ta themelojnë Nismën për Kosovën, kanë qenë të bindur se Kosovës i duhej një parti qytetare. Ndërsa, ai tha se pas 4 viteve janë të bindur se Kosovës i duhet një parti e fuqishme socialdemokrate.
Krasniqi tha se Nisma Socialdemokrate ka sjellë një frymë të re në praktikën e qeverisjes dhe se kanë sjellë kulturë të re komunikimi.
“Nisma Socialdemokrate duhet të ndahet nga politikat e shurdhëta që nuk kanë vesh e sy të dëgjojnë e të shikojnë drejt në sy hallet, dhe kërkesat e shqiptarëve që nuk kanë guxim të flasin njerëzve haptas dhe çiltër. Bashkimi i elitave intelektuale të kombit në një parti socialdemokrate progresiste, prej atyre intelektualëve të rinj e të vjetër që kanë bindje socialdemokrate, të parimeve socialdemokrate mund dhe duhet të sjellin ndryshim dhe progres në shoqërinë tonë. Bashkimi i socialdemokratëve e bën fuqinë që i duhet vendit dhe kombit tonë. Nisma Socialdemokrate do të ndihmojë, sidomos të rejat dhe të rinjtë që punojnë në ambientet e tyre të punës e të jetës, për një ardhmëri më të mirë. I bëjmë thirrje çdo gruaje dhe vajze që dëshiron të ndryshojë pozicionin social, t’i bashkohet Nismës Socialdemokrate”, tha ai.
Në 4 vjetorin e themelimit, Nismës Socialdemokrate ju bashkuan një numër i madh i anëtarëve të ri.
E një nga ata që sot ju bashkuan Nismës Socialdemokrate është edhe moderatori Resul Sinani, i cili për herë të parë ju drejtua strukturave të kësaj partie ku ai tha se ndjehet krenar që i është bashkuar kësaj partie.
Nisma Socialdemokrate është themeluar nga Fatmir Limaj dhe Jakup Krasniqi, pasi këta të dy janë larguar nga Partia Demokratike e Kosovës./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit – shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Dosja – E dashura e Safet Bajrit arrestohet në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Kurti shtroi iftar për myftiun Tërnava dhe përfaqësues të BIK-ut

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker