Nisma Socialdemokrate ka nisur punimet e Kuvendit të dytë të punës në degën e saj në Malishëve para pak minutash.
Në këtë kuvend të punës, që është i dyti nga 32 sa pritet të mbahen në të gjitha degët e kësaj partie deri më kuvendin e përgjithshëm zgjedhor që pritet të mbahet me 24 qershor, kanë marrë pjesë edhe kryetari i Nismë Socialdemokrate, njëherit zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj si dhe Jakup Krasniqi.
Të dy këta folën për atë se si Nisma për katër vite ka arritur të bëhet parti me rol kyç në politikën kosovare, sidomos kur bëhet fjalë për tema me interes nacional.
“Në politikë për të pasur rezultat në projektet që nis, por edhe në jetë, duhesh të kesh përkushtimin, vendosmërinë dhe besimin në rrugën që je nisur. Ne i kemi pasur të tria këtu kur kemi filluar dhe kemi vazhduar andaj kemi pasur edhe rezultate. Ne kemi pasur edhe objektivin se ku do të shkojmë dhe kemi ardhur të rezultatet…Ky projekt politik i kaloi zgjedhjet e 2017-es, dy palë zgjedhje të vitit 2017 dhe sot jemi pjesë e institucioneve qendrore dhe lokale, jemi parti pjesë e qeverisë”, ka thënë Limaj.
Ai ndër të tjerash ka folur për rëndësinë e idesë dhe vizionit në parti, si dhe për rolin e lidershipit në politikë duke thënë se nuk mund të udhëheqin me subjekte politike apo edhe vendin ata të cilët punojnë vetëm për vete.
“Ne mbajmë kontakte dhe komunikime me njerëzit tanë për të kuptuar hallet dhe shqetësimet e tyre dhe me këto bashkë nxjerrim ide që gjejnë pastaj adresë të implementimit. Nuk mundet me drejtu vendin dhe subjektin, njerëz të cilët punojnë vetëm për vetën e tyre. Nuk munden. Nuk munden me pas apo me drejtu subjekt politik dhe vendin, kur nuk ki asnjë ide për me dhanë zgjidhje për problemet e vendit tënd. Nuk mundesh me udhëheq nëse s’je i gatshëm me marrë vendime të vështira, të kontestuara por të domosdoshme. Kjo është detyra e lidershipit të një partie politike por është edhe detyra e lidershipit dhe udhëheqjes së vendit. Këto janë ato që kanë ndërtuar këtë frymë dhe filozofi dhe parakusht për mi bë të gjitha këto dhe është punë ekipore. Hapja e debatit në struktura dhe organe të partisë, marrja e vendimeve të strukturave të partisë, mundësia për të debatuar gjithsecili, shprehje e mendimit të ndryshme pa «r një çështje të njëjtë dhe përfundimet e përbashkëta në implementim”, ka thënë kryetari i Nismës Fatmir Limaj, raporton kp.
Ky ndër të tjera ka përmendur faktin se në fillimet e Nismës, ka pasur mendime skeptike për atë nëse ky subjekt mund të mbijetojë dhe nëse do të mund të ketë fuqi politike, Në këtë drejtim Limaj përmendi mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë të iniciuar në kohën e qeverisjes së LDK-së e me anën e së cilës vendi shkojë në zgjedhje. Mocion i nisur nga katër deputetët e Nismës në Kuvendin e Kosovës në kohën kur Qeveria kishte afro 60 deputetë.
Limaj ka treguar se Kuvendi i Përgjithshëm i Nismës do të mbahet më 24 qershor të këtij viti derisa ka falënderuar degën e Malishevës për kontributin që ka dhënë në fuqizimin e Nismës.
Jakup Krasniqi në anën tjetër, ka folur për rëndësinë e fuqizimit tutje të partisë. Sipas Krasniqit Nisma Socialdemokrate sot është meritë e Komunës së Malishevës dhe njerëzve të saj.
“Çdo votë kudo që është marrë e Nismës Socialdemokrate e ka peshën e vet, dhe pesha e secilës votë është e rëndësishme që nisma socialdemokrate sot të jetë e pjesë e Qeverisë dhe me ministritë e saja punon në programin politik të Nismës Socialdemokrate. I thashë këto fjalë për ‘tu thënë juve që jeni sonte në këtë sallë, gra e burra, vajza e djem se arsyeja që Nisma është fuqizuar, dhe është fuqizuar fort pas zgjedhjeve të përgjithshme dhe zgjedhjeve lokale, një kontribut të çmuar e ka çdo aktivist dhe aktiviste e Nismës Socialdemokrate më shumë se çdo pjesë të saj dhe unë për këtë ju përgëzoj dhe ju falënderojë përzemërsisht…Konsideroj që kontributi i juaj që Nisma të jetë e prezantuar në institucionet përfaqësuese të Kosovës është meritë goxha e madhe e çdo votuesi të komunës së Malishevës…”. ka thënë Krasniqi.
Ish-kryeparlamentari Krasniqi po ashtu ka folur për nevojën që Kosova ka për energji të reja në politikë.
“Kosova ka nevojë për politika solidare, Kosova ka nevojë për politika socialdemokrate, politika ka nevojë për njerëz që e kanë edhe një të kaluar të mirë, por Kosova ka nevojë edhe për kuadro të reja, për djem dhe vajza të reja….Kosova duhet të ndërtohet si shtet i së drejtës dhe për tu ndërtuar Kosova shtet i së drejtës, për të qenë shtet ligjor, për të qenë shtet funksional, për të qenë shtet i zhvilluar dhe për të qenë shet që ofron perspektivë për çdo qytetarë të saj na duhet një angazhim tjetër i yni nga kryetari, nga kryesia po edhe nga çdo segment i organizuar i Nismës Socialdemokrate”, ka thënë në fund Krasniqi.
Kuvendi i punës njëzëri zgjodhi edhe kryesinë e punës. Strukturat e reja të degës së Nismës në Malishevë pritet të caktohen gjatë pjesës së punës të Kuvendit të sotëm që po mbahet me dyer të mbyllura për media.
Nisma Socialdemokrate është themeluar pas largimit të Limajt dhe Krasniqit nga Partia Demokratike e Kosovës, në shkurt të vitit 2014.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Lumbardh Salihu: Të rinjtë janë e ardhmja, duhet t’u ofrojmë kushte më të mira në Kosovë
Kuvendi i RMV-së miratoi disa zgjidhje ligjore, për të cilat paraprakisht kishte përfunduar debati
Pjesëtaret e stafit të presidentes takohen me Kasanofin, flasin për dialogun strategjik Kosovë – SHBA
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin
Disa gjyqtarë dhe zyrtarë të Gjykatës Supreme mbesin në ashensorë për rreth 40 minuta, marrin tretman mjekësorë
Dyshohet se ofruan shërbime seksuale me pagesë, arrestohen gjashtë persona në Prishtinë
Clarke përshkruan viktimat që ZPS-ja ia prezantoi në fotografi, për disa thotë se kanë vdekur nga plumbi e disa janë goditur me mjete të forta
Vdekja e gazetares ukrainase në Prishtinë, Kurti: Ajo ishte profesioniste dhe nënë e përkushtuar, që mbarte me vete forcën dhe kurajën
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!