Nisma Socialdemokrate sonte ka mbajtur një takim të degëve të rajonit të Prishtinës, ku kryetari i kësaj partie, Fatmir Limaj ka njoftuar se Parlamenti i Kosovës shumë shpejt do të votojë rezolutën për dialogun me Serbinë dhe delegacionin shtetëror të Kosovës.
Lmaj ka theksuar para anëtarëve të Nismës, se partia e tij nuk do të merr pjesë në asnjë tavolinë dhe në asnjë pjesë diskutimi ku dëmtohet vendi i ynë dhe do të jenë aty do të garantojnë transparencë dhe siguri për vendin tonë.
“Për tema nacionale duhet të bashkohet faktori politik në Kosovë, e cila është parakusht dhe garantë për të dal sa më faqebardhë në Kosovë. Ne kemi ushqyer dhe vazhdojmë të ushqejmë unitetin nacional për tema nacionale. Ne kemi ushqyer unitetin opozitar, dhe ne jemi duke e ushqyer unitetin pozitë – opozitë. Unë pres që shumë shpejt që Parlamenti i Kosovës të votojë edhe rezolutën, edhe delegacionin e Kosovës, që përfundimisht Kosova të ketë delegacionin shtetëror”, tha Limaj.
Duke folur për subjektin politik që udhëheq, Limaj tha se objektivat e partisë janë fuqizimi më i madh i saj, kujdesi ndaj të moshuarve, cilësi në arsim, punësimin e një anëtari të familjes dhe çështje tjera sociale. Ai pohoi po ashtu se si parti kanë nevojë për ide dhe njerëz që janë të gatshëm të sjellin ide të reja, e të punojnë për vendin e tyre.
“Ne kem nevojë për ide dhe këtë ëndërr të madhe që e ka Nisma Socialdemokrate kem nevojë për njerëz më shumë. Kem nevojë për intelektual më shumë. Kem nevojë për njerëz të vullnetit të mirë me energji pozitive, të cilët janë të gatshëm të bëjnë për vendin e tyre. Ne duam njerëz që janë të gatshëm të marrin përgjegjësi e kanë guxim për të marrë vendime të mëdha. Ne duam njerëz që nuk filozofojnë, por veprojnë. Ne duam njerëz që ndihen krenar para familjeve të tyre që janë pjesë e Nismës Socialdemokrate”, tha Limaj, raporton KP.
Limaj po ashtu pohoi se “janë disa ide që Nisma Socialdemokrate i ka nxjerr në skenën politike të Kosovës, ide të cilat kanë qenë të kontestuara dhe janë pa me skepticizëm kur kanë dal si ide, por në fund kanë marrë miratimin e shumicës së skemës politike të Kosovës”.
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi theksoi se parimet dhe programi i Nismës kanë qenë dhe janë parime të socialdemokracisë moderne.
“Të gjitha subjektet politike, e në fund të fundit unë po flas për subjektin tonë socialdemokrat, ka për obligim që të jetë në shërbim të shtetit, e mbi të gjitha në shërbim të publikut, në shërbim të qytetarëve të Kosovës, në shërbim të rinisë së Kosovës, e cila perspektivën e saj, nuk duhet ta sheh në ikje nga atdheu, por duhet ta sheh në qëndrimin, punësimin dhe sigurimin që duhet ta ketë në vendin e vet, në shtetin e vet. Ky është obligimi i ynë i të gjithëve, për të krijuar këtë perspektivë, që fatkeqësisht edhe tani është duke munguar”, tha Krasniqi.
Sekretari i përgjithshëm i Nismës Socialdemokrate dhe deputeti kësaj partie, Bilall Sherifi tha se takimi i sotëm nuk është thjeshtë një shfaqje, ku vinë e flasin dhe ecin, por një raport punë dhe shtoi se “duhet të mësohemi të flasim për periudha njëvjeçare, sepse nuk kemi kohë për të fol për pesë vjet”.
Të pranishmeve me nga një fjalë rasti i janë drejtuar edhe kryetari i degës së Nismës në Prishtinë, Skënder Reçica, kryetari i degës së Nismës në Lipjan, Heset Sahiti, kryetar i degës së Nismës në Shtime, Fehmi Hysenaj, kryetari i degës së Nismës në Fushë Kosovë, Driton Ademi, kryetari i degës së Nismës në Obiliq, Mexhid Krasniqi dhe nënkryetari i degës së Nismës në Podujevë, Gafurr Shabani. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kanosi kolegët për shkak të një mosmarrëveshje në komunikacion, zyrtari policor arrestohet dhe suspendohet nga detyra
Qarkullonin me armë zjarri dhe kokainë, arrestohen dy persona në Durrës
Fillon sot viti i ri akademik në të gjitha universitetet e Shqipërisë
Njësia Speciale me aksion në ndërmarrjen 'Pallati i Rinisë' në Prishtinë
“S’ka not, por takime me jetën e egër” - ambasadori gjerman ngjitet në Majën e Kobilicës, ndan një moment të veçantë me një hardhucë
Zhvillimet në veri të Kosovës, Këshilli i Sigurimit të OKB-së mund të miratojë deklaratë për uljen e tensioneve
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci
Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Barcelona do të tentojë transferimin e yllit të Bayernit të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit
Njihuni me "ishullin parajsë" në Belize, ku çmimi për një shtëpi nuk është i lirë, por ka shumë për të ofruar
Ky është çifti që thuhet se u gjetën të vdekur, të përqafuar nën rrënoja - pas përmbytjeve shkatërruese në Bosnjë
Ukraina nuk do të anëtarësohet në NATO për sa kohë që unë jam në krye të qeverisë sllovake - thotë kryeministri Fico
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci
Tifozët e Man United po kërkojnë shitjen e një lojtari pas paraqitjes së dobët ndaj Aston Villës