LAJMI I FUNDIT:

Limaj: Kam pasur hezitim për vendosjen e taksës, isha për reciprocitet

Limaj: Kam pasur hezitim për vendosjen e taksës, isha për reciprocitet

Kandidati për kryeministër nga koalicioni NISMA-AKR-PD, Fatmir Limaj, ka thënë se reciprociteti ndaj Serbisë do të ishte më i ligjshëm pasi sipas tij vet taksa si masë është e ashpër.

“Edhe unë kam qenë dyshues në fillim për taksën. Kam qenë për reciprocitet. Reciprociteti ka pasur legjitimitet ndërkombëtarë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Limaj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka folur edhe për koalicionet e mundshme pas zgjedhjeve duke thënë se futet në koalicion vetëm nëse pranohen kushtet e tij sidomos ato me dialogun.


Ai thotë se megjithatë taksa do të hiqet kur të pushojnë arsyet pse ajo është vendosur.

I pari i NISMA-s ka thënë se është e vërtet që pozicioni i Kosovës në arenën ndërkombëtare është më i dobët se që ka qenë para vendosjes së taksës.

Limaj thotë se masa 100% ka ardhur si shaka,  pasi sipas tij Veseli ka thirr në telefon nga Brukseli dhe ka thënë “100%” ne kemi vendosur në qeveri./Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Ledri Vula dhe Rina Zaiti fotografohen bashkë në mes të Londrës

Ledri Vula dhe Rina Zaiti fotografohen bashkë në mes të Londrës

Magazina

"Kur dashuria bëhet akt heroik", nëna notoi tre kilometra për të shpëtuar vajzën nga përmbytjet në Bosnje

Bosnja
Shefi i Zjarrfikësve jep detaje nga aksidenti tragjik në Liqenin e Badovcit: Dy trupa u gjetën në ujë, një në veturë

Shefi i Zjarrfikësve jep detaje nga aksidenti tragjik në Liqenin e Badovcit: Dy trupa u gjetën në ujë, një në veturë

Jehona Hulaj
Viktimat e aksidentit tragjik ishin rreth moshës 20 vjeç, kryeprokurori Gashi: Dy janë identifikuar - njëri ende jo

Viktimat e aksidentit tragjik ishin rreth moshës 20 vjeç, kryeprokurori Gashi: Dy janë identifikuar - njëri ende jo

Jehona Hulaj
Franca bën thirrje për embargo armësh ndaj Izraelit, Netanyahu:

Franca bën thirrje për embargo armësh ndaj Izraelit, Netanyahu: "Turp për ta"

Botë
Sveçla reagon pas aksidentit tragjik në Badovc: Ekspertët janë duke bërë hetimet, qytetarët të vozisin me kujdes

Sveçla reagon pas aksidentit tragjik në Badovc: Ekspertët janë duke bërë hetimet, qytetarët të vozisin me kujdes

Lajme
Kalo në kategori