Në fund të muajit të kaluar, Gjykata Kushtetuese e shpalli jokushtetues Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK). Mirëpo, Ministria e Drejtësisë thotë se do ta ridërgojë atë sërish në Kuvend brenda periudhës kohore prej një muaji me ndryshimet sipas aktvendimit të Kushtetueses. Njohësit e drejtësisë thonë se duhet një ligj i ri ndërsa shprehën skeptikë se për kaq pak kohë mund të shkojë i njëjti në Kuvend për miratim.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu deklaroi për KosovaPress se janë duke punuar që sa më shpejtë ta procedojnë në Kuvendin e Kosovës, pasi nuk mund të lejojnë koorporatizmin në Këshillin Prokurorial të Kosovës.
“Unë besoj që brenda një muaji do të procedohet në Kuvendin e Kosovës, mund të procedojmë edhe më herët, mirëpo e jap si kohë maksimale që do të riprocedohet në Kuvendin e Kosovës sepse një gjë që e ka adresuar edhe Komisioni i Venecias edhe vet Gjykata Kushtetuese është koorporatizmi brenda Këshillit Prokurorial të Kosovë. Si ministre e Drejtësisë dhe si Qeveri e Kosovës nuk mund të lejojmë që koorporatizmi të vazhdojë përbrenda KPK-së, prandaj edhe jemi duke punuar që shumë shpejt t’i bëjmë ndryshimet. E kemi parë aktgjykimin e kemi lexuar aktgjykimin dhe do ta procedojmë atë”, u shpreh Haxhiu.
Por, ndryshe nga pretendimet e Haxhiut, dilema kanë njohësit e sistemit të drejtësisë.
Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj shprehet skeptik se ky ligj brenda një muaji mund të shkojë për votim përsëri në Kuvend.
Ai insiston se ky ligj nuk është përfshirë ende as në agjendën legjislative për vitin 2023 dhe si i tillë duhet të krijohet ligj i ri.
“Do të ishte e pazakontë dhe jo normale që Ministria e Drejtësisë të ngutet për ta dërguar ligjin brenda një muaji nëse kjo është qëndrim zyrtar i ministrisë pa i kaluar fazat të cilat i kërkon miratimi i një iniciative ligjore kaq të rëndësishme… Me vetë faktin që ky ligj është kthyer nga Gjykata Kushtetuese, MD do të duhej të kishte konsideratë të shtuar për këtë ligj në mënyrë që me rastin e hartimit të tij, dërgimit në Qeveri e miratimit në Kuvend të sigurohet që i njëjti mos të kthehet prap nga Gjykata Kushtetuese… Ky duhet të jetë një ligj krejtësisht i ri duhet që në radhë të parë të futet në agjendën legjislative për vitin 2023, të formohet grupi punues të ketë konsultime me akterë të shoqërisë civile me KPK me grupet e interesit dhe pastaj ky grup punues ta finalizojë draftin e ligjit, sigurisht që nëse grupi punues do të ulej 10 ditë apo 1 javë intensivisht të punojë do ta përfundojë, por pas përfundimit të draftit të ligjit i njëjti në bazë të rregullores së qeverisë për konsultime publike”, theksoi Miftaraj.
Viola Bunjaku, monitoruese në Lëvizjen Fol, e konsideron të domosdoshme që në ndryshimet e ligjit të KPK-së duhet të përfshihen ndryshimet e paraparë në aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese.
“Mendojmë se ato ndryshime kryesisht të jenë të reflektuara nga aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese dhe konkretisht të bëhen ato ndryshime që janë kërkuar nga aktgjykimi për shkak se janë të kundërligjshme, pra janë kundër kushtetuese dhe gjithsesi duhet të adresohen në ndryshimet që duhet t’i bëjë MD… Nëse flasim për 1 muaj mund të themi se është periudhë e shkurt kohore, nëse vetë ministria ka punë intensive për këtë ligj atëherë do të ishte mirë që brenda një muaji do të ishte sukses që të gjitha këto çështje të adresohen në ligjin për KPK, por do të shohim kur të publikohen ndryshimet e bëra nga MD se sa ka qenë i mjaftueshëm ky 1 mujor që t’i plotësoj të gjitha ato ndryshime”, tha ajo.
Në fund të muajit mars Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka shpall të pavlefshëm Ligjin për KPK-në.
E këtë vendimit të Kushtetueses, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e ka quajtur absurd, madje një konferencë për medie deklaroi se Kushtetuesja ka injoruar në tërësi të dy opinionet e Komisionit të Venecias në lidhje me këtë ligj duke i dhënë një goditje të rëndë Kosovës por edhe duke penguar reformën në drejtësi./kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë