LAJMI I FUNDIT:

Liderët botëror, Kosova dhe Shqipëria pëlqejnë më së shumti Merkelin

Liderët botëror, Kosova dhe Shqipëria pëlqejnë më së shumti Merkelin

Gallup International ka realizuar anketën e vitit 2018 në lidhje me mendimet që kanë qytetarët e 55 shteteve për udhëheqësit botëror.

Të anketuarit janë pyetur nëse kanë mendim negativ apo pozitiv për presidentin amerikan Donald Trump, presidentin rus Vladimir Putin, presidentin turk Recep Erdogan, kancelaren gjermane Angela Merkel, si dhe liderë të tjerë.

Kosova dhe Shqipëria që të dyja kanë nxjerrë kancelaren gjermane Angela Merkel si lideren e preferuar.


Në Kosovë 77% e qytetarëve kanë mendim pozitiv për Merkel, kurse në Shqipëri kjo shifër shkon në 82%.

57% te kosovarë kanë mendim pozitiv për Erdogan, kurse 47% e tyre e shohin pozitivisht presidentin amerikan Trump. 10 % të kosovarëve kanë mendim pozitiv për Putinin, kurse 59 për qind kanë mendim negativ për të.

Mirëpo, përderisa Kosova dhe Shqipëria kanë përputhje në preferencën ndaj Merkelit, një dallim i madh vërehet në mënyrën si e shohin qytetarët e të dy vendeve presidentin rus, Putin.

Në Shqipëri lideri i dytë më i preferuar është presidenti rus Putin, me 68% njerëz që ndajnë mendim pozitiv për të.

Për Trumpin 67 % e qytetarëve të Shqipërisë kanë mendim pozitiv, kurse 30 % ndajnë mendim negativ. /kp/Telegrafi/

Rezultatet e plota mund t’i gjeni në këtë link.

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Kalo në kategori