Poezi nga: Alphonse de Lamartine
Përktheu: Moikom Zeqo
Libri më i rëndësishëm
është libri i jetës së vet,
që s’mbyllet dot e s’çelet kur
qejfi do ta ketë.
Pasazhi interesant aty
dy herë s’lexohet,
Që fleta e pashmangshme
vetiu rrotullohet:
Të ktheheshim do deshëm
te faqja që na kënda,
Dhe ja ku na zë gishti faqen
me vdekjen brenda.