LAJMI I FUNDIT:

Lëkundjet e tërmetit i shqetësuan banorët e rrafshit të Dukagjinit

Lëkundjet e tërmetit i shqetësuan banorët e rrafshit të Dukagjinit

Qytetarët e Kosovës, kanë rrëfyer për momentin kur i kanë ndjerë lëkundjet që erdhën nga tërmeti në Shqipëri. Ata janë të shqetësuar me këtë fatkeqësi, teksa shprehen të gatshëm për të ndihmuar banorët e prekur.  

Lëkundjet e tërmetit të mëngjesit të sotëm janë ndier edhe në komunën e Deçanit.

Sipas banorëve të kësaj ane, ka pasur lëkundje të lehta, të cilat nuk kanë zgjuar shumë shqetësim tek banorët.


“Jo shumë. Nuk na ka shqetësuar shumë tërmeti. Këtu është zonë më stabile sa u përket tërmeteve”, shprehet për RTV Dukagjinin, Imer Kukala.

Ndërsa situatë tjetër ishte në rajonin e Pejës.

Për Asllan Gashin, ishte një situatë tejet shqetësuese. Ai rrëfen edhe momentin e parë kur e ndjeu tërmetin.

“E kam përjetuar edhe vet. Kam qenë në gjumë. Më ka lëvizur krevati. Jam zgjuar kam dalë në dritare dhe kam parë që është qetësi. Jam kthyer në dhomë por më tepër se një orë nuk kam mundur të qetësohem”, deklaroi qytetari Asllan Gashi, banorë i Pejës.

Ndërsa kishte edhe nga ata që janë të gatshëm që në çfarë do mënyrë t’i ndihmojnë banorët e Shqipërisë në këtë gjendje aspak të mirë.

Në Fushë Kosovë e përjetuan rëndë tërmetin, banori: Paniku më i madh në jetë që nga lufta
Lexo po ashtu Në Fushë Kosovë e përjetuan rëndë tërmetin, banori: Paniku më i madh në jetë që nga lufta

“Patjetër do t’i ndihmojmë me çdo mundësi. Përkrahja do të jetë shpirtërore, morale e materiale. Njerëzit nga Kosova tashmë kanë shkuar për ndihmë”, deklaroi Hydaverdi Spahija.

Gjatë të martës, në qendër të qytetit të Pejës është organizuar një aksion për grumbullimin e gjërave ushqimore, veshmbathjeve në shenjë solidarizimi me popullin e Shqipërisë./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori