LAJMI I FUNDIT:

Lekaj i reagon Kurtit: Ekzistojnë autorizimet për marrëveshjet e Berlinit dhe Munihut – është koha e veprave jo e fjalëve

Lekaj i reagon Kurtit: Ekzistojnë autorizimet për marrëveshjet e Berlinit dhe Munihut – është koha e veprave jo e fjalëve

Lekaj: Kurti ta kuptojë që s’është në opozitë, është koha e veprave jo fjalëve

Ish-ministri i Ministrisë së Infrastrukturës Pal Lekaj, ka reaguar pasi kryeministri Albin Kurti ka thënë se nënshkrimi i dy marrëveshjeve në Munih, u bënë nga zyrtarët e ish-ministrit Lekaj pa autorizimin e Qeverisë.

Lekaj ka thënë se Kurti duhet të kuptojë që tashmë nuk është në opozitë dhe është koha e veprave jo e fjalëve.


Kurti: Nënshkrimi i dy marrëveshjeve në Gjermani u bë nga zyrtarët e ish-ministrit Lekaj pa autorizimin e Qeverisë
Lexo po ashtu Kurti: Nënshkrimi i dy marrëveshjeve në Gjermani u bë nga zyrtarët e ish-ministrit Lekaj pa autorizimin e Qeverisë

“Ai nga 3 shkurt 2020 ka të gjitha autorizimet të veprojë duke kërkuar informacione për marrëveshjet e Berlinit dhe Mynihut. Ka pasur të gjitha mundësitë dhe kompetencat për t’iu bashkangjitur këtij procesi, por ende nuk është vonë nëse ka dyshime ose mospajtime t’i shfuqizojë këto marrëveshje”, shkruan Lekaj.

Për dy marrëveshjet, për linjën hekurudhore dhe autostradën ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Kurti tha se, nuk janë të njohura për publikun.

“Për më tepër as teksti i marrëveshjes nuk është bërë i njohur për publikun e për Qeverinë. Kanë qarkulluar drafte të ndryshme jozyrtare”, ka thënë Kurti./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Amerikanët i kërkojnë Shqipërisë kolumbianin e kokainës

Amerikanët i kërkojnë Shqipërisë kolumbianin e kokainës

Lajme
Dy fshatra shqiptare të veriut qe tri ditë pa rrymë, shkak borxhi

Dy fshatra shqiptare të veriut qe tri ditë pa rrymë, shkak borxhi

Lajme
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
Lutfiu ftohet nga Prokuroria në Serbi për protestën e gushtit në Bujanoc

Lutfiu ftohet nga Prokuroria në Serbi për protestën e gushtit në Bujanoc

Lugina
Kalo në kategori