LAJMI I FUNDIT:

Lekaj: Këtë javë do ta kemi Qeverinë Hoti

Lekaj: Këtë javë do ta kemi Qeverinë Hoti

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është shprehur e bindur se këtë javë do të votohet Qeveria Hoti.

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka thënë për Telegrafin se janë në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me dekretin e presidentit të vendit, Hashim Thaçi për mandatarin Avdullah Hoti.

“Presim që shumë shpejt të vjen vendimi nga Gjykata Kushtetuese dhe besoj që gjatë kësaj jave do ta kemi qeverinë e re”, është shprehur Lekaj.


Ndërkaq, sipas marrëveshjes që kanë arritur LDK dhe AAK, kësaj të fundit i takojnë katër ministri në Qeverinë e ardhshme, e po ashtu AAK do të ketë edhe zëvendëskryeministrin e parë.
AAK pasi kishte arritur marrëveshje me LDK-në, kishte bërë publike edhe emrat e të propozuarve për ministër.

Nisma Socialdemokrate pret formimin e Qeverisë Hoti brenda tri ditëve pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese
Lexo po ashtu Nisma Socialdemokrate pret formimin e Qeverisë Hoti brenda tri ditëve pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese

AAK për zëvendëskryeministër ka të propozuar Besnik Tahirin, Meliza Haradinaj për ministre të Punëve të Jashtme, Selim Selimi për ministër të Drejtësisë, Blerim Kuçi për ministër të Zhvillimit Ekonomik dhe Ramë Lika për ministër të Arsimit, Shkencën dhe Teknologjisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Lajme
​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Lajme
“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Kalo në kategori