LAJMI I FUNDIT:

LDK nuk ka vija të kuqe për kandidatin e PDK-së në Prizren

LDK nuk ka vija të kuqe për kandidatin e PDK-së në Prizren

Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK) në Prizren, ka formuar një ekip për të negociuar me dy kandidatët që janë në garë në balotazh për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj dhe Mytaher Haskuka.

Ekipi përbëhet prej katër anëtarëve të Kryesisë së LDK-së në Prizren.

Në mesin e tyre është edhe kandidati për kryetar të Prizrenit, Hatim Baxhaku.


Burimet e sigurta të “PrizrenPress”-it bëjnë të ditur se ekipi negociues fillimisht do të bisedojë me kandidatin e VV-së Mytaher Haskuka.

“Do të bisedojmë me Vetëvendosjen për të parë se cila është oferta e tyre.Pastaj do të analizojmë dhe diskutojmë për të marrë një vendim”, tregon burimi brenda LDK-së në Prizren.

Anëtarët e Kryesisë së LDK-së, nuk kanë vendosë vija të kuqe për kandidatin e PDK-së, Shaqir Totaj.

Sipas të njëjtit burim, nuk ka pasur kundërshtime në mbledhje që të negociohet edhe me PDK-në.

“Nuk ka pasur kundërshtime që të bisedohet edhe me PDK-në. Me PDK-në do të bisedojmë pasi që t’i shtjerrim bisedimet me Vetëvendosjen”, tregon burimi.

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj dhe ai i Vetëvendosjes, Mytaher Haskuka, në zgjedhjet e 22 tetorit kanë mbetur në balotazh.

Ata do të përballen me 19 nëntor.

Totaj dhe Haskuka kanë kërkuar mbështetje nga partitë që kanë mbetur jashtë garës.

Në trend Lajme

Më shumë
Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Lajme
Kurti për Prokurorinë: Po e lufton qeverinë e jo krimin - unë jam i gatshëm të jap dëshmi

Kurti për Prokurorinë: Po e lufton qeverinë e jo krimin - unë jam i gatshëm të jap dëshmi

Lajme
Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Lajme
Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Kalo në kategori