Këngëtarja, e cila ka lindur në Ontario, është shumë e popullarizuar në Azi, madje ajo ka incizuar disa pjesë të këngëve të saja në gjuhën mandarine (gjuhën standarde kineze).

Tani ajo do të mundohet ta plotësojë zbrazëtinë ndërmjet kulturave lindore dhe perëndimore duke udhëtuar në Shangai për ta përfaqësuar vendin e saj.

“Të premten isha në Vancouver dhe më kanë nderuar duke më caktuar Ambasadore të Kanadasë për ‘World Expo 2010’ që mbahet në Shangai të Kinës. Është shumë emocionuese, sepse është hera e parë që Kina e mban këtë ekspozitë botërore, ndërsa tema e këtij evenimenti është ‘Qytet më të mirë, jetë më të mirë’”, shkruan këngëtarja në faqen e saj në MySpace.com.