Telegrafi

Lavezzi zbulon emrat e skuadrave që ka refuzuar gjatë janarit

Anësori argjentinas, Ezequiel Lavezzi, ka deklaruar se ai ka refuzuar disa klube të mëdha gjatë afatit kalimtar të janarit.

Lavezzi ishte prej lojtarëve më të kërkuar tash e sa vite dhe ai pranon se shumë klube e kanë kërkuar në vend të një kalimi të tij në Kinë.

“Kam mundur të nënshkruaj për Interin, Chelsean apo edhe Unietdin. Por, unë mora vendimin që të kaloj ën Kinë. Është me rëndësi për karrierën time, jam i sigurt se do të kem shumë sfida këtu”.

“Më pëlqen projekti që të zhvilloj këtë klub. Ishte një projekt që më bindi që të kaloj te Habei, krahas edhe aspektit financiar. Jam i fascinuar nga kulturën kineze kështu që të luaj këtu është sfidë interesante”, u shpreh Lavezzi. /Telegrafi/