Mirësevini në lansimin masiv të shtatorit për këtë vit nga Apple.

Gjiganti teknologjik amerikan pritet të zbuloj disa lajme të jashtëzakonshme gjatë orës së ardhshme përfshirë këtu edhe iPhone-in e ardhshëm.


Pritet që edhe ora e modelit të ri Apple Watch mund të ketë një shfaqje së bashku me versionet e reja të tabletëve iPad.

Më poshtë mund të gjeni disa prej njoftimeve dhe lajmeve më të rëndësishme që janë bërë gjatë ngjarjes së sivjetme të lansimit nga Apple.

  • Super Mario do të vijë në iPhone me një lojë që do të quhet Super Mario Run
  • 140 miliardë aplikacione janë shkarkuar nga dyqani online i Apple
  • Apple ka pasur rritje prej 106 për qind për dy muajt e fundit
  • App Store ka 500,000 aplikacione lojërash
  • Apple Music vjen me dizajn të ri në iOS 10 dhe sipas Tim Cook, do të jetë destinacioni kryesor për muzikë