Frank Lampard duket se nuk është larguar në mënyrë edhe aq paqësore nga Chelsea.
Trajneri anglez u shkarkua nga The Blues në muajin janar, pas rezultateve të dobëta dhe shumë transferimeve që nuk i rezultuan me sukses.
Lampard u zëvendësua nga Thomas Tuchel, mirëpo Daily Telegraph zbulon tani se raportet e anglezit me Petr Cechun nuk ishin të mira.
Përveç me drejtoreshën gjenerale Marina Granovskaia, anglezi nuk i kishte raportet e mira as me ish-bashkëlojtarin e tij te Chelsea.
Lampard e ka akuzuar Cechun se më shumë i qëndronte besnik Marinas se sa punës së tij, duke bërë që raportet mes tyre të tensionohen.
Për largimin e tij nga Chelsea u akuzuan edhe Mateo Kovacic dhe Antonio Rudiger, që nuk kanë pasur fjalë të mira për anglezin në bord të klubit. /Telegrafi/