Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka thënë se shkëmbimi i territoreve nuk është në agjendën e dialogut.
Lajçak në një përgjigje drejtuar Lobit Rajonal të Grave të Evropës Juglindore, të drejtuar nga Edita Tahiri dhe në përbërje të Këshillit drejtues, ka thënë se ajo çfarë po kërkojnë është një marrëveshje që do të kontribuojë në stabilitetin rajonal dhe normalizojë marrëdhëniet mes Beogradit dhe Prishtinës, transmeton Telegrafi.
“Ekipi im dhe unë do të vazhdojmë së integruari një dimension gjinor në përpjekjet tona për t’iu ndihmuar Beogradit dhe Prishtinës të arrijnë një marrëveshje të përgjithshme dhe ligjërisht detyruese që i rregullon të gjitha çështjet e jashtëzakonshme mes tyre. Siç e kam cekur në shumë raste, shkëmbimi i territoreve nuk është në agjendë për diskutim. Ajo që po kërkojmë është një marrëveshje që do të kontribuojë në stabilitetin rajonal, normalizojë marrëdhëniet mes Beogradit dhe Prishtinës dhe do t’iu ndihmojë të ecin përpara në rrugët e tyre respektive evropiane”, ka thënë Lajçak.
Më poshtë, letra e plotë e Miroslav Lajçak drejtuar LRGEJL:
“Ju faleminderit për letrën tuaj në lidhje me rolin kyç që gratë kanë luajtur dhe vazhdojnë të luajnë në ndërtimin e paqes, veçanërisht në kontekstin e Dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës.
Bashkimi Evropian (BE) është i përkushtuar të zbatojë dhe të nxisë nisma, politika dhe programe në përputhje me Rezolutën 1325 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (UNSCR). Siç e dini, kjo Rezolutë i identifikon gratë në një shkallë të lartë si aktere të domosdoshme në ndërtim të paqes dhe ndërmjetësim në konflikte dhe bën thirrje për përfshirjen e tyre të shtuar në të gjitha nivelet e vendimmarrjes.
Mandati im si Kryetar i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së e ka fuqizuar bindjen time se barazia gjinore dhe përfshirja e grave në të gjitha fazat e ndërtimit të paqes janë kritike për të arritur paqe të qëndrueshme. Isha i lumtur që kisha mundësinë ta theksoj edhe një herë rolin e grave në proceset e paqes gjatë Kryesimit të Sllovakisë të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSCE) në 2019. Një nga arritjet e mia kryesore si Kryesues i OSCE-së ishte lansimi i udhëzuesit për përfshirjen e grave dhe proceset efektive të paqes në Këshillin Ministror në Bratisllavë.
Falë grave si ju dhe dy Përfaqësueseve të Larta/Nënkryetareve të BE-së ne kemi pasur mundësi të arrijmë progres domethënës në dhjetëra fusha të Dialogut. Shumë gra të tjera kanë kontribuar në këtë përpjekje përgjatë viteve, duke përfshirë negociatoret e larta për BE-në, Prishtinën dhe Beogradin. Pres me padurim kontributin që do të vazhdojnë ta japin gratë në këtë proces.
Ekipi im dhe unë do të vazhdojmë së integruari një dimension gjinor në përpjekjet tona për t’iu ndihmuar Beogradit dhe Prishtinës të arrijnë një marrëveshje të përgjithshme dhe ligjërisht detyruese që i rregullon të gjitha çështjet e jashtëzakonshme mes tyre. Siç e kam cekur në shumë raste, shkëmbimi i territoreve nuk është në agjendë për diskutim. Ajo që po kërkojmë është një marrëveshje që do të kontribuojë në stabilitetin rajonal, normalizojë marrëdhëniet mes Beogradit dhe Prishtinës dhe do t’iu ndihmojë të ecin përpara në rrugët e tyre respektive evropiane”./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
KQZ refuzon hapjen e 177 kutive të votimit nga diaspora

A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

Sekretariati kërkon nga KQZ të hapen 177 kuti të votimit nga diaspora – PDK e AAK kundërshtojnë

Rifat Jashari shkakton të qeshura në takim me Kurtin dhe ministrat, pyet Sveçlën: A po të ngon kush, a po e ngon kon, a veç vetën?

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi