Site icon Telegrafi

Kuvendi këtë javë me agjendë intensive, seancë kuvendore të hënën dhe mbledhje të shtatë komisioneve

Kuvendi po e fillon javën me aktivitete intensive, dhe sipas agjendës së publikuar në ueb faqen e Shtëpisë Ligjvënëse, kështu do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

Në Kuvend sot është caktuar seanca e 38-të, si dhe seancat e shtatë komisioneve kuvendore dhe Këshillit Nacional për Eurointegrime.

Në rendin e ditës të seancës së 38-të janë Propozim-vendimi për shpalljen e konkursit publik për emërimin e anëtarëve të Këshillit programor të Radiotelevizionit të Maqedonisë, Projektvendimi për emërimin e anëtarit të Komisionit Shtetëror për Vendimmarrje në Procedurë Administrative, Procedurë të marrëdhënies së punës dhe Mbikëqyrje Inspektuese në shkallën e dytë, Propozimi për emërimin e drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të Agjencisë për Administratë, ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për realizimin e projekteve infrastrukturore për ndërtimin e seksionit rrugor Milladinovc-Shtip dhe seksionit rrugor Kërçovë-Ohër.

Projektligji plotësues për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Zonat Zhvillimore Industriale Teknologjike, Propozimi për programin për përkujtim të përvjetorëve jubilar të ngjarjeve të rëndësishme dhe personave të shquar për vitin 2025, për të cilin janë dorëzuar tre amendamente, ndryshime dhe plotësime të Ligjit për Komunikimet Elektronike, Raporti vjetor i punës së Agjencisë së Postës për vitin 2024, ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Sportin, Ligjit për Qendrën Shtetërore të Povimeve, Ligjit për Pyjet, ndryshimet në Ligjin për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit dhe ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Sigurimin Pensional dhe Invalidor, të gjitha me procedurë të shkurtuar.

Seanca do të mbajnë sot komisionet për çështje ekonomike, arsim, shkencë dhe sport, çështje evropiane, bujqësi, ekonomozim me ujërat dhe pylltari, financim dhe buxhet, politikë sociale, demografi dhe rini, si dhe komisioni ligjvënës dhe juridik. Do të mbajë mbledhje edhe Këshilli Kombëtar për Integrime Evropiane.

Për nesër është caktuar seanca e 40-të kuvendore në të cilën në rend dite jan pesë interpelanca për anëtarët e Këshillit Gjyqësor, seanca e Komisionit për Mbikëqyrjen e Punës së Agjencisë së Sigurisë Kombëtare dhe Agjencisë së Inteligjencës si dhe prezantimi: “Qeverisja fiskale në Bashkimin Evropian dhe roli i Këshillit Fiskal”. Seanca e 40-të pritet të vazhdojë të mërkurën, kur është caktuar edhe seanca e Komisionit për mbikëqyrjen e zbatimit të masave për ndjekjen e komunikimeve.

Exit mobile version