Në praninë e shumë qytetarëve te Komunës së Gjakovës, është mbajtur tubimi i hapjes së fushatës elektorale të Alternativës në Gjakovë.
Hapjen e këtij tubimi e bëri nënkryetari i Alternativës dhe deputeti i Republikës së Kosovës, Ilir Deda, i cili prezantoi të arriturat e qeverisjes Kusari Lila për katër vite në Gjakovë, me theks të veçantë, guximin e kryetares për të luftuar korrupsionin, zhvatjen dhe dukurite negative të ish pushtetit të AAK-së, thuhet në njoftimin e Alternativës.
I veçantë ka qenë momenti kur është ftuar për fjalen e saj kryetarja e deritanishme e Gjakovës dhe kandidatja për katër vite të tjera për këtë Komunë, Mimoza Kusari Lila.
Në mesin e duartrokitjeve të shumta, Kusari Lila ka thënë se me emocionet dhe gëzimin, bashkë po e ndjejmë fitoren e sigurt në Gjakovë dhe për më shumë tashmë është bindja, ajo që ju siguron gjakovarëve zhvillimin, demokracinë dhe lirinë e shprehjes edhe për katër vite të tjera.
“Mos të harrojmë, se edhe në këto zgjedhje kemi të bëjmë me të njëjtit ata që në vitin 2009, e kanë dhunu votën e lirë dhe kanë imponuar një rezultat ndryshe. Ajo cka nuk mundet me të vra, të bënë më të fort, por përkundër të gjithave unë i qëndrova besnike Gjakovës. Përkundër pazareve që u bënë në qeverin qendrore, unë prap jam me ju, që të vulosim bashkë suksesin që e kemi nisur katër vite më parë. Ato që i thanë për mua katër vite më parë, i harruan ngase u bënë bashkë për pushtet, harruan që ka shtet dhe u lidhën vetëm për interesat e tyre”, ka thënë ndër të tjera Kryetarja Kusari-Lila.
Në fund të tubimit, u prezantuan edhe kandidatët për asamblenë komunale nga radhët e Alternativës në Gjakovë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë
Trump sugjeron sanksione të reja ndaj Rusisë nëse Putin refuzon bisedimet e paqes me Ukrainën
Fillon puna për të bllokuar emigrantët që kalojnë lumin për në SHBA
Heroi i Barcelonës u sulmua në tunelin e stadiumit të Benficës, u desh ndërhyrja e policisë
Xum Allushi pas eliminimit nga gara e Big Brother: S’mund të isha një Johnny Depp shqiptar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!