Kurti: Serbia po vazhdon përpjekjet për destabilizim të vendit tonë

20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës deklaroi se Serbia po vazhdon përpjekjet për destabilizimin e vendit tonë.
Kurti foli edhe për arrestimet e fundit të personave të dyshuar për spiunazh, Bojan Jevtiq dhe Igor Popoviq, transmeton Telegrafi.
"Serbia po vazhdon përpjekjet për destabilizim të vendit tonë, mirëpo institucionet e sigurisë së inteligjencës në vendin tonë janë duke u kundërvënë suksesshëm ndaj këtyre përpjekjeve. Këtu përfshihen edhe arrestimet e personave përgjegjëse, me dëshmi. Sikurse rasti i fundit, i togerit në Policinë e Kosovës, i arrestuar më 17 korrik, dhe Igor Popoviq", tha Kurti.
Në fjalimin e tij, Kurti tha se dënojnë sulmet në Gazë, ku si pasojë shumë civilë po vriten. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
01/08/2025
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































