LAJMI I FUNDIT:

Kurti i reagon Vuçiqit për masakrën e Reçakut: Gjenocidi, varret dhe masakrat janë e vërteta e Serbisë

Kurti i reagon Vuçiqit për masakrën e Reçakut: Gjenocidi, varret dhe masakrat janë e vërteta e Serbisë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka reaguar pas deklaratave të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili ka thënë se masakra e Reçakut ishte një krim i fabrikuar.

Kurti ka thënë se presidenti serb fillimisht nuk ka pranuar ta quante Srebrenicën një gjenocid, teksa tani ai e mohon masakrën e Reçakut, transmeton Telegrafi.

I pari i LVV-së, ka thënë se Vuçiq dëshiron të kalojë në një të ardhme paqësore pa pranuar krimet e së kaluarës, por siç ka thënë ai, gjenocidi, varret dhe masakrat janë e vërteta e Serbisë.


Në fund të shkrimit, Kurti ka thënë se tani është koha që Vuçiqi të merret me të.

Ndryshe, presidenti serb Vuçiq deklaratat lidhur me masakrën e Reçakut i ka bërë pas dënimit që iu është shqiptuar ish-ministrit,  Ivan Todosijeviq, i cili po ashtu kishte thënë se masakra në Reçak ishte e trilluar.

Todosijeviq është dënuar me dy vjet burg, pasi është shpallur fajtor për deklaratat që i kishte bërë në lidhje me shqiptarët dhe masakrën e Reçakut./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Lajme
Zhduket një vajzë në Prishtinë

Zhduket një vajzë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Lajme
Kalo në kategori