Kurti: Qeveria jonë do ta nxjerrë Kosovën nga kriza dhe do ta vendosë në binarët e zhvillimit, na duhet përkrahja e BE-së

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në panelin me deputetin e SPD-së gjermane, Josip Juratoviq, nën organizimin e Aspen Institute dhe Friedrich Ebert Stiftung mbrëmë, ka folur për tema dhe çështjet e ndryshme, duke filluar prej ndotjes së mjedisit, te dialogu me Serbinë, te vullnetarët e majtë që duan ta ndihmojnë VETËVENDOSJE!-n për fitoren me 6 tetor.
Kurti në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se në këtë denat ka theksuar se qeveria e tij do ta nxjerrë Kosovën nga kriza dhe do ta vendosë atë në binarët e zhvillimit.
Ai ka thënë se për këtë kanë nevojë për ndihmën ndërkombëtare, e sidomos përkrahjen e BE-së e të miqve gjermanë.
Postimi i plotë:
Nën organizimin e Aspen Institute dhe Friedrich Ebert Stiftung mbrëmë isha në panel me deputetin e SPD-së gjermane, Josip Juratoviq, nën moderimin e organizatorëve z.Daniel Reichart dhe znj.Valeska Esch. Para një audience të respektueshme, të përbërë nga politikanë, deputetë, diplomatë e ish diplomatë, zyrtarë të Ministrisë së Jashtme dhe studiues të marrëdhënieve ndërkombëtare, diskutimi u zhvillua sipas rregullave Chatham House. Pas prezantimeve 15 minutëshe u debatua hapur me të pranishmit mbi temat dhe çështjet e ndryshme, prej ndotjes së mjedisit te dialogu me Serbinë te vullnetarët e majtë që duan ta ndihmojnë VETËVENDOSJE!-n për fitoren me 6 tetor.
Fjalimi im u përqendrua në zotimin tonë për luftimin e korrupsionit dhe krimit si dhe vetingun në prokurori, gjyqësor, polici dhe inteligjencë, për investimet e nevojshme në ekonomi që rrisin punësimin, për urëzimin e hendekut të shkathtësive duke lidhur sistemin arsimor me tregun e punës, për integrimet evropiane të Kosovës dhe rajonit të Ballkanit perëndimor etj. Theksova që Kosova vetë nuk është problem, por se ajo ka shumë probleme. Se qeveria jonë do ta nxjerrë Kosovën nga kriza dhe do ta vendosë atë në binarët e zhvillimit, dhe, se për këtë kemi nevojë për ndihmën ndëkombëtare, e sidomos përkrahjen e BE-së e të miqve gjermanë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania