Kryetari i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti tha sot kujtesa e shqiptarëve është e freskët për masakrën e Reçakut edhe 20 vjet pas saj.
Kurti theksoi se masakra e Reçakut e ndërgjegjësoi opinionin publik ndërkombëtar dhe diplomacinë botërore që të ndërhyjë NATO-ja kundër Jugosllavisë së Milosheviqit, duke e kuptuar të gjithë atë që ne e dinim kaherë, se Serbia e kupton vetëm gjuhën e forcës.
Lexoni të plotë postimin e Kurtit në Facebook:
“Kujtesa jonë është e freskët për masakrën e Reçakut edhe 20 vjet pas saj. Pamjet ishin aq të tmerrshme saqë ne tronditemi prej tyre edhe sot e kësaj dite. Drejtësia është aq e vonuar saqë ajo ende nuk ka filluar. Nuk është gjykuar e dënuar asnjë polic apo ushtarak serb për këtë krim të pashembullt.
Më 10 qershor të vitit 2005, bashkë me banorët e fshatit Reçak dhe me familjarët e martirëve e patëm vënë përballë UNMIK-ut një çarçaf me emrat e njëzet kriminelëve serbë të cilët ishin ekzekutorë të shqiptarëve në Reçak më 15 janar të vitit 1999. Ende, as drejtësia vendore dhe as ajo ndërkombëtare nuk kanë vepruar për t’i vënë prapa grilave ata kriminelë të cilët goditën në mënyrë mizore popullsinë civile të pambrojtur e të paarmatosur. Masakra e Reçakut e ndërgjegjësoi opinionin publik ndërkombëtar dhe diplomacinë botërore që të ndërhyjë NATO-ja kundër Jugosllavisë së Milosheviqit, duke e kuptuar të gjithë atë që ne e dinim kaherë, se Serbia e kupton vetëm gjuhën e saj, pra gjuhën e forcës.
Sot, dy dekada më vonë, ne përulemi me respekt e me dhimbje, por edhe me krenari, për martirët dhe dëshmorët e kombit në përgjithësi dhe posaçërisht për ata këtu në Reçak. Familjarët e të vrarëve janë po ashtu viktima dhe çdo ditë që kalon është ditë e padrejtësisë për ta. Dëshmorëve dhe martirëve të kombit si dhe familjeve të tyre ne si qytetarë, si politikanë, si përfaqësues, si aktivistë iu kemi shumë borxh. Lavdi të gjithë dëshmorëve dhe martirëve të kombit shqiptar!”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova