LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Edukimi i fëmijëve është e drejtë kushtetuese

Kurti: Edukimi i fëmijëve është e drejtë kushtetuese

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, deklaroi se Kosova duhet të respektojë detyrimet që rrjedhin nga Konventa për të Drejtat e Njeriut dhe t’i ofrojë fëmijëve më shumë mundësi për edukim dhe mirëqenie.

“Fëmijës i duhet strehimi, kujdesi nga familja, shteti dhe komuniteti. Asnjë fëmijë nuk e meriton të mbetet pa kulm mbi kokë, e pa arsimim cilësor. Shteti duhet t’ia garantoj zhvillimin, mirëqenien dhe edukimin”, tha Kurti.

Sot kur janë mbushur 60 vjet nga Deklarata për të Drejtat e Fëmijëve e miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së dhe 30 vjet nga Koventa për të Drejtat e Fëmijëve, Kurti tha se edukimi i fëmijëve është e drejtë Kushtetuese dhe se çerdhet nuk janë luks por nevojë.


Ai tha se prioritet i qeverisjes së re do të jetë edukimi i hershëm dhe se sa më shumë ngritje të cilësisë nëpër çerdhe e shkolla aq më pak fëmijë që kërkojnë lëmoshë.

“As 5% e fëmijëve të moshës nën 5 vjeç në Kosovë nuk janë të përfshirë në edukimin parashkollor. Edukimi i fëmijëve është e drejtë kushtetuese. Çerdhet nuk janë luks por nevojë. Ato janë e drejtë e garantuar për të gjithë fëmijët, pa dallim gjinie, etnie, prejardhjeje apo besimi fetar. Prioritet i qeverisjes së re do të jetë edukimi i hershëm. Sa më shumë ngritje të cilësisë nëpër çerdhe e shkolla aq më pak fëmijë në rrugët e qytetit që punojnë për mbijetesë ose kërkojnë lëmoshë”, vijoi Kurti.

Kreu i VV-së dhe kandidati për kryeministër tha se kemi aq shumë papunësi në Kosovë ndërkaq çdo i dhjeti fëmijë punon.

Ai kërkoi angazhim nga të gjithë që vizioni i shtetit demokratik e social, të drejtë e zhvillimor, të realizohet nën buzëqeshjen e të gjithë fëmijëve të Kosovës. /kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Lajme
Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Kronika e Zezë
Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Lajme
Kalo në kategori