Kryeministri Albin Kurti, ka bërë të ditur se biseduar me të gjithë kryetarët e komunave në Kosovë, lidhur me masat e ndërmarra ndaj coronavirusit.
Kurti ka thënë se kryetarët e kanë njoftuar atë për ndihmën e përkrahjen e tyre për popullsinë si në aspektin shëndetësor e higjienik po ashtu edhe në atë socio-ekonomik, transmeton Telegrafi.
“Gjatë fundjavës dhe sot kam kontaktuar dhe biseduar në telefon me të gjithë kryetarët e komunave të Kosovës. Me 38 krerë komunash tona pa dallim rajoni, partie a etnie kam diskutuar mbi masat që ata kanë marrë për t’u përballur me përhapjen e virusit Corona. Më njoftuan për ndihmën e përkrahjen e tyre për popullsinë si në aspektin shëndetësor e higjienik po ashtu edhe në atë socio-ekonomik. Përcjellja e atyre që erdhën prej jashtë dhe kontaktet e tyre ndërkohë, dezinfektimi i ndërtesave publike dhe rrugëve e deri tri herë në ditë i qendrave të mjekësisë familjare, ndihma për pleqtë e vetmuar dhe të varfërit, ndjekja e mësimit në distancë për filloristët tanë, gjendja e ndërmarrjeve të vogla e të mesme që bartin barrën kryesore të punësimit, maskat, alkooli, dorëzat dhe pajisjet tjera mbrojtëse, furnizimi me miell, gjësende ushqimore dhe barna etj.etj. i trajtuam bashkarisht në këtë bashkëbisedim”, ka shkruar Kurti në Facebook.
Më tej Kurti ka shkruar se komunat të cilat janë më pranë njerëzve, kanë më shumë efekt për parandalimin e shpërndarjes së virusit.
“Kryetarët e komunave i kam falënderuar për punën që po e bëjnë në luftën tonë të përbashkët kundër virusit Corona dhe se jam i bindur se ata e stafi i tyre po punojnë me të gjitha forcat në fushatën kundër përhapjes së Covid-19.
Këto ditë jemi të gjithë bashkë. Të gjithëve na bashkon tejkalimi i këtij rreziku pandemik. Nuk ka rezistencë më të mirë e ilaç më të suksesshëm sesa përgjegjësia individuale. Asnjë sistem shëndetësor, sado i përparuar dhe i pasur të jetë, nuk është vendimtar sa ç’mund të jetë individi. Andaj edhe Komunat, të cilat janë më pranë njerëzve, kanë më shumë efekt për parandalimin e shpërndarjes së virusit”, ka pohuar ai.
Kryeministri ka thënë se shpreson që kjo luftë do të realizohet me kujdes.
“Sepse vetëm me kujdesin e duhur ajo nuk do të jetë e gjatë, dhe, se vetëm e tillë ajo nuk do të na shkaktojë humbje të njerëzve. Sa më shumë të kujdesemi për shëndetin, aq më kujdes do të kemi edhe për ekonominë tonë. Gjithçka nis dhe mbaron te njeriu. Komuna është më afër secilit prej nesh. Lufta kundër Coronavirusit duhet të bëhet me të gjithë masën e seriozitetit në çdo komunë. Kujdesi duhet të jetë veçse i shtuar, edhe kur jeni komunë e paprekur.
Virusi udhëton. Ne duhet t’ia ndalim rrugët. Çdo lëvizje e panevojshme e njerëzve, çdo grumbullim publik është një mundësi më shumë për lëvizjen dhe shpërhapjen e virusit.
Kryetarët e komunave, me autoritetin dhe përgjegjësinë morale e administrative, mund ta nxisin më shumë se kushdo përgjegjësinë e njerëzve”, ka shkruar Kurti./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Plazh në shkurt, pushuesit në Vlorë sfidojnë temperaturat e ulta dhe lahen në det

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë