Postimi juaj i fundit në Facebook, për të cilin keni punuar shumë, keni marrë këshilla të zgjuara për të qenë sa më argëtues, nuk ka marrë shumë pëlqime?
“Epo mirë, faji nuk mund të jetë i përmbajtjes, por kohën kur e keni hedhur”, thotë një studim.
“Pra, ju e keni postuar statusin tuaj në një kohë të gabuar. Kur është koha më e mirë për të postuar në Facebook? Gjatë javës, gjatë orëve të punës, dhe më pas mes orës 19.00-20.00”, sugjeron studimi i raportuar nga Bustle.com.
Në fundjavë ka një rënie të madhe të reagimeve. Prandaj, nëse doni të postoni diçka të premten në darkë, lëreni më mirë ta postoni të hënën pasdite.
“Mundësia që një audiencë anëtarësh të reagojë lidhur me mesazhin varet nga disa faktorë, siç janë modelet e përditshme të sjelljes, vendi ku ndodhesh, koha, dhe volumi i mesazheve të tjerë që konkurrojnë me vëmendjen ndaj mesazhit tuaj”, thotë një studiues i Lithium Technologies në San Francisco, i cili ka udhëhequr hulumtimin.
“Qytetet amerikane të San Franciscos dhe Nju Jorkut shfaqin forma të ngjashme, ku reagimi arrin kulmin gjatë orëve të punës”, thotë studimi.
Ndërsa për Parisin, kulmi i reagimeve vjen në pjesën e dytë të orëve të punës, dhe për Londrën, në fund të orarit.
“Kjo është e rëndësishme për bizneset, të cilët përpiqen të lidhen me konsumatorët në zona të ndryshme, apo nëse përdoruesit e rrjetit tuaj social jetojnë në gjysmën tjetër të globit”, thonë studiuesit.
Nëse kërkoni një kënaqësi të menjëhershme, Twitter është ndoshta mënyra e duhur. Studimi thotë se ka një numër më të madh përdoruesish të këtij rrjeti, duke dyfishuar shanset për një përgjigje, dhe koha e reagimit është më e shpejtë, krahasuar me Facebook.
Në Facebook i duhen më shumë se dy orë për të marrë gjysmën e parë të përgjigjeve. Ndërsa në Twitter megjithatë, përgjigja vjen brenda gjysmë ore. /topchannel.tv/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Musk ofendoi miliarderin meksikan - ai iu hakmor me ndërprerje të kontratës miliardëshe

'Frikë' nga tarifat e Trumpit, Samsung po bën ndryshimin e madh

Ai themeloi faqen e internetit Wikipedia - tani ka një kërkesë për Elon Muskun

Sa para, aq muzikë në YouTube

"Google duhet të shesë Chrome", Departamenti amerikan i Drejtësisë nuk heq dorë nga qëndrimi

Lenovo prezanton konceptin e ri të laptopit që mund të karikohet me rreze dielli

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja