Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar një letër nga Ursula von der Leyen, Kryetare e Komisionit Evropian.
Përmes kësaj letre, kryetarja e Komisionit Evropian, znj. Ursula von der Leyen duke folur për pandeminë COVID-19 që ka prekur edhe vendin tonë, ka theksuar se është plotësisht e vetëdijshme se një situatë shumë më e ashpër e financimit ka qenë një aspekt i krizës së COVID-19 për ekonomitë në zhvillim siç është Kosova.
Ndihma Makro-Financiare e BE-së siç shkruan ajo, si pasojë, adreson nevojën urgjente, duke ndihmuar në ruajtjen e stabilitetit ekonomik dhe financiar të Kosovës dhe në krijimin e hapësirës politike për të ju mundësuar që të merrni masa të përshtatshme në përgjigje të krizës.
Ajo ka theksuar se Komisioni Evropian do të punojë ngushtë me Parlamentin Evropian dhe Këshillin e BE-së në ditët në vijim me qëllim të miratimit të shpejtë të pakos së propozuar të Ndihmës Makro-Financiare
Letra e plotë e Kryetares së KE-së, Ursula von der Leyen:
I nderuar Kryeministër,
Në vazhdën e pandemisë së COVID-19, kriza shëndetësore dhe ekonomike po godet fuqishëm vendet tona. BE-ja qëndron krah për krah me fqinjët dhe partnerët e saj më të afërt, jo vetëm për të ndaluar shpërndarjen e virusit, por edhe t’i frenuar pasojat ekonomike dhe për t’i vendosur ekonomitë tona në një rikuperim të fortë dhe të qëndrueshëm.
Në këtë frymë, BE-ja veçse ka mobilizuar 68 milionë Euro në Kosovë për të adresuar krizën e tanishme shëndetësore dhe për të zbutur ndikimin socio-ekonomik të pandemisë.
Përveç kësaj, Komisioni Evropian këtë javë ka propozuar një pako të paprecedentë me vlerë 3 miliardë Euro të Ndihmës Makro-Financiare ku përfshihet edhe Kosova së bashku me nëntë partnerë të tjerë të BE-së për vendet në procesin e zgjerimit dhe rajonet fqinje. Përmes kësaj pakoje, Kosova do të përfitojë nga kreditë koncesionare nga BE-ja deri në 100 milionë Euro.
Jam plotësisht e vetëdijshme se një situatë shumë më e ashpër e financimit ka qenë një aspekt i krizës së COVID-19 për ekonomitë në zhvillim siç është Kosova. Ndihma Makro-Financiare e BE-së, si pasojë, adreson nevojën urgjente, duke ndihmuar në ruajtjen e stabilitetit ekonomik dhe financiar të Kosovës dhe në krijimin e hapësirës politike për të ju mundësuar që të merrni masa të përshtatshme në përgjigje të krizës.
Komisioni Evropian do të punojë ngushtë me Parlamentin Evropian dhe Këshillin e BE-së në ditët në vijim me qëllim të miratimit të shpejtë të pakos së propozuar të Ndihmës Makro-Financiare. Njëkohësisht, stafi im do të jetë në kontakt me stafin tuaj për të identifikuar zotimet e rëndësishme dhe ambicioze politike, por prapë se prapë të arritshme me të cilat do të lidhet ndihma e BE-së. Këto do të përcaktohen në një memorandum mirëkuptimi që do të nënshkruhet mes Kosovës dhe BE-së.
Shpejtësia është thelbësore në krizën aktuale. Prandaj, unë mbështetem në përkrahjen tuaj personale dhe angazhimin tuaj në këtë proces në mënyrë që negociatat të mund të përfundojnë me shpejtësi dhe kësti i parë i kredisë të mund të arrijë sa më shpejtë në Kosovë.
Sinqerisht e juaja,
Ursula von der Leyen
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

BDI: Për qeverinë shqiptarët janë të padukshëm, asnjë përfaqësues shqiptar në delegacionin në Emiratet e Bashkuara Arabe

Qeveria shqiptare parashikon modernizimin dhe ndërtimin e 530 kilometrave rrjet hekurudhor në 10 vitet e ardhshme

Policia konfiskon një armë zjarri në Vushtrri

Historia e shqiptarit - diler droge që u dëbua nga Britania tri herë radhazi

Peci: VV i ka mbyllur të gjitha dyert me qëllim

Maqedonci: Bullgaria do t’i bashkëngjitet aleancës ushtarake me Kroacinë dhe Shqipërinë

Berisha: Jam i gatshëm ta jap votën time për Kurtin, edhe nëse nuk jam pjesë e qeverisë

E tëra çfarë ndodhi në seancën ku dështoi konstituimi i Kuvendit

Grenelli bëri thirrje t’i ndalen fondet, përgjigjet Gjykata Speciale

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Aleatja e Trumpit bleu aksione pak para njoftimit dhe përfitoi mijëra dollarë

Berisha: Jam i gatshëm ta jap votën time për Kurtin, edhe nëse nuk jam pjesë e qeverisë

Historia e shqiptarit - diler droge që u dëbua nga Britania tri herë radhazi

Ndodh për herë të parë në histori - banorët bëjnë xhiro me makinë jashtë shtëpisë së Big Brother

Grenelli bëri thirrje t’i ndalen fondet, përgjigjet Gjykata Speciale

Loredana flet për rastin e Jozit me Gjestin: Ishte një pamje e fortë, e papranueshme dhe unë distancohem komplet nga ai veprim